Të tjera detaje janë bërë publike nga arratisja e Altin Ndocit nga spitali i Durrës mesditën e djeshme (13 janar). Policia e Durrësit, është njoftuar për arratisjen menjëherë sapo Ndoci është larguar, duke e vënë në lëvizje për gjurmimin e tij.
Ndërkohë, për shoqërimin e Ndocit drejt spitalit, pas verifikimit të plotë, rezulton se policia nuk është njoftuar në asnjë formë kontakti nga Burgjet.
Po ditën e djeshme, Burgu i Durrësit, i ka kërkuar policisë për shoqërimin e një tjetër të dënuar për rast fatkeqësie, për varrimin e një familjari dhe policia ka kryer shoqërimin e tij.




