Dy ditë pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, Prokuroria ka nisur hetimin për mënyrën si u transferua në një burg të sigurisë së zakonshme, një person i konsideruar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Ndoci është transferuar në maj të 2020 në Durrës dhe prokuroria. Ndërkohë, gazetarja Klodiana Lala, raporton se organi i akuzës ka sekuestruar të gjitha praktikën.
Gjithashtu, do te pyetet ish-drejtori i Burgjeve dhe zyrtarët që kanë bërë vlerësimin për transferimin e tij.
Kujtojmë që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ndërmori masa administrative dhe ligjore, duke pezulluar të gjithë zinxhirin komandues të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës dhe duke ndaluar disa punonjës të Policisë së Burgjeve.
Altin Ndoci, ishte i akomoduar në IEVP Durrës që prej vitit 2020, me masë sigurimi “arrest me burg”.
Ai dyshohet për disa vepra të rënda penale, përfshirë vrasje në rrethana cilësuese, armëmbajtje pa leje dhe përfshirje në organizatë kriminale.
Nga verifikimet paraprake rezulton se shoqërimi i tij për vizitë mjekësore nuk është raportuar dhe nuk është miratuar sipas procedurave nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, si dhe nuk është njoftuar Komisariati i Policisë Durrës, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Po ashtu, nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve.
