Arratia merr fund/ Vetëdorëzohet polici Goxhara, qëlloi Kostën pasi dyshonte se gruaja e tij e kishte tradhtuar me të

Ka marrë fund arratia e policit Erjona Goxhara i cili dy ditë më par1% qëlloi me plumba një person, pasi dyshonte se kishte marrëdhënie erotike me gruan e tij.

“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 19.08.2024, për ngjarjen e ndodhur në afërsi të një marketi në rrugën “Tish Daija”, sot, rreth orës 17:00, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, së bashku me armën e shërbimit me të cilën ka kryer veprën penale, shtetasi Erjon Goxhara, 46 vjeç.” – njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 21.08.2024 18:00