Armiku numër 1 i Putinit, Rusia merr vendim për Alexey Navalnin

Udhëheqësi i opozitës ruse Alexey Navalny është transferuar nga burgu ku po vuante dënimin në një tjetër burg të sigurisë më të lartë.

Sergey Yazhan, kryetar i komisionit rajonal të mbikëqyrjes publike ka deklaruar për agjencinë e medias shtetërore ruse TASS se politikani u zhvendos në një burg të sigurisë maksimale në Melekhovo.

Sipas CNN, Yazhan i tha TASS të martën se Navalny kishte mbërritur në burg tashmë. Zëdhënësja e Navalny, Kira Yarmysh tha përmes një postimi  në Tëitter se pavarësisht raporteve të mediave, ekipi i Navalny nuk kishte marrë konfirmim për transferimin e tij në Melekhovo.

Masa është në përputhje me urdhrat e gjykatësit në dënimin e tij në mars, kur një gjykatë në Moskë e dënoi Navalny-n me nëntë vjet të tjera në një burg të sigurisë maksimale. Ai u dënua nga gjykata Lefortovo e Moskës pasi u akuzua se kishte vjedhur nga Fondacioni i tij Kundër Korrupsionit. Navalny e kishte paralajmëruar që në majë përmes telegramit se ai do t zhvendosej në një burg në Melekhovo.

“Dënimi im nuk ka hyrë ende në fuqi, por të burgosurit nga kolonia e regjimit të rreptë Melekhovo shkruajnë se po më pajisin me ‘burg brenda burgut’”, ka shkruar ai.

Lyudmila Romanova, komisionerja e rajonit për të drejtat e njeriut i tha TASS të martën se burgu ka një reputacion të mirë.