Një person ka rënë në prangat e policisë në Belsh të Elbasanit pasi në banesën e tij janë gjetur armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.
Në pranga ka rënë shtetasi H.Z banues në fshatin Dëshiran.
Njoftimi i policisë:
Sekuestrohen një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak, vihet në pranga poseduesi.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” shtetasin:
H. Z., banues në fshatin Dëshiran, Belsh, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak, që i mbante pa leje./albeu.com