Argjira Spanca largohet nga televizioni pas shtatë vitesh

Pas shtatë vitesh qëndrese, sfidash dhe emocione, Argjira Spanca ka njoftuar largimin e saj nga emisioni “E Diell” në Top Channel.

Në një postim prekës në rrjetet sociale, moderatorja ndau me ndjekësit reflektime mbi rrugëtimin e saj televiziv, një udhëtim që, siç thotë ajo vetë, e ka rritur, formuar dhe i ka dhuruar kujtime të paçmueshme.

“Shpresoj që shumë shpejt të shihemi me projekte të reja, ndoshta ndryshe por gjithmonë me të njëjtën dashuri”, shprehet Argjira, duke lënë të kuptohet se ky largim nuk është i përhershëm. Ajo la të hapur derën për projekte të reja në të ardhmen, pa zbuluar ende detaje.


Shtuar 28.07.2025 12:19