Argita Malltezi: Sali Berisha është lideri i PD-së, ai do të rrëzojë nga pushteti Edi Ramën…

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, të dy në arrest shtëpie të caktuar nga Gjykata e Posaçme, që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar për dosjen hetimore të privatizimit të ish-kompleksit sportiv të klubit “Partizani”, mbrëmjen e djeshme, ishte e ftuar në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News”.

Me bluzën “Lironi Liderin e Opozitës”, Malltezi foli edhe lidhur me përjetimet e saj të këtyre momenteve.

“Në aspektin personal njeriu e ka të pamundur të zgjedhë një jetë të rrafshët dhe pa sfida. Por shumë shpesh gjatë kësaj periudhe, nëse të bien sfida, je me fat nëse mundesh t’u japësh fëmijëve një model.

Se me kalimin e kohës ata arrijnë të formojnë fizionominë e tyre, je me fat nëse mundesh t’u japësh atyre një model se si përballohen sfidat është një arritje shumë e madhe.

Përpiqemi të krijojmë normalitet mes nesh me aq sa mundemi.

I mungojnë shumë takimet me njerëzit dhe shtrëngimi i duarve me ta. Edhe pse takimi i përnatshëm me ta në tubimet është disi lehtësues”, tha Malltezi.

 Si është dita e z. Berisha në këto 5 muaj?

Argita Malltezi:Ndahet në mënyrë të kronometruar në segmente të caktuara, dhe në materiale që ai po i punon dhe mbase do t’i publikojë shumë shpejt besoj. Përgatitet për fjalimet e tij të darkjës, si dhe informohet pa limit përmes medieve, si dhe nuk i ndahet ushtrimeve fizike.

Kjo është një dosje pa çështje. Nuk ka asnjë shkelje të asnjë dispozite, dhe këtë ata nuk e kanë treguar në çfarë forme dhe kush është dispozita e shkelur që ia atribuojnë Sali Berishës. Për të bërë këtë dosje, SPAK ka falsifikuar dokumente, ka shtrënguar fakte dhe këtë e ka bërë jo vetëm kur gjykata vendosi në 2023, por në çdo raportim dymujor që bëhet në atë çështje.

Kjo është një drejtësi me regji. Në dokumentet e SPAK gjenden dokumentet që ka njerëz me toka në Yzberisht dhe që poretendojnë se kanë tokë aty në tokat e zonës së ish-klubit “Partizani”.

Prandaj i kanë bërë falsifikime të tilla. Destinacionin e tokës nuk e ka ndryshuar Sali Berisha, por Edi Rama.

Kanë shkelur Kushtetutën sa i përket procedurës së izolimit të një deputeti ku duhej të kishte një autorizim nga Parlamenti, ndaj është një drejtësi me regji.

Keni dëgjuar skandalin e “5D”-së, asnjë sekuestro nuk është vendosur akoma. Ndërsa për cëcshtjen në fjalë janë vënë në sekuestro edhe pasuri të vitit 2004, ndërkohë që kjo çështje ka nisur nga 2009-ta, me burime plotësisht të certifikuara.

Pra, kalojnë degë më degë për të zgjatur hetimet, sepse interesi i tyre nuk është drejtësia, por arrestimi i liderit historik të opozitës.

Jo vetëm kjo, por kur ka një avancim të hetimeve dhe del ndonjë provë atëherë me të drejtë që zgjaten hetimet. Dhe kjo ndodh sepse nuk kanë asnjë provë dhe i zgjasin hetimet përmes dokumenteve të falsifikuara. Dhe sigurisht që nuk ka asnjë akuzë të ngritur ndaj Sali Berishës.

Kanë kërkuar për zgjatjen e hetimeve, informacion tek institucionet e Mbrojtjes Kundër Zjarrit, po edhe nëse nuk i kanë plotësuar kushtet për mbrojtjen ndaj zjarrit, çfarë lidhje ka kjo me kryeministrin”.

Sepse drejtësia është e kapur dhe nga kjo drejtësi e kapur janë nën komandë sot Sali Berisha, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Fredi Beleri. Jo rastësisht të gjithë këto çështje, për z. Meta nuk e di të sigurtë, por këto çështjet e tjera i ka Irena Gjoka e GJKKO-së”.

Për zonjën flitet se do të nisë një veting. A mendoni se ajo dhe vendimet që ka dhënë komprometohen?

Argita Malltezi: Pë”rfundimi i kësaj çështje duhet parë formulari i saj i vetë-deklarimit i vitit 2019. Por duke marrë këtë fakt besoj se ajo procedohet penalisht. Në të dyja cëcshtjet e Irena Gjokës janë dy çështje të një gjykate të pacaktuar me ligj”.

A ka qenë e qëllimshme vendosja e kësaj gjykatëse për të gjykuar Sali Berishën?

Argita Malltezi:Ajo u pyet në seancë lidhur me çështjen e shkarkimit të saj të dikurshëm në vitin 1996. Ajo u fsheh pas faktit se nuk kishin prova, dhe në mungesë të provave, pasi avokatët nuk i kishin në atë moment provat., ajo e rrëzoi këtë kërkesë.

Dhe kur dolën provat, luajtën me afatet dhe të drejtat e tjera procedurale në mënyrë që kjo cëcshtje të mos merrte një përgjigje përfundimtare.

Tashmë ka një dokument që e fakton një gjë të tillë, dhe me këtë i bie që Irena Gjoka tashmë është e larguar nga sistemi i drejtësisë”.

Mendoni se keni bërë një gabim strategjik duke mos e respektuar masën e detyrimit paraqitjeje?

Argita Malltezi:Që në ditën e dytë, avokatët ia bënë të qartë këtë gjë. Qëndrimi i Sali Berishës ishte i qartë për këtë, respektimi i ligjit dhe Kushtetutës duhej zbatuar. Nëse lejohej kjo procedurë anti-ligjore, atëherë çdo njeri nuk mund të bëhet barrierë e kësaj diktature të re”.

Si e keni parë qëndrimin e ndërkombëtarëve ndaj kësaj ngjarjeje?

Argita Malltezi:Jo më larg se dje, deputetë të spektrit të djathtë u shprehën se ishin të pa informuar për arrestimin e liderit të opozitës. Dhe informacionet e para janë ambasadat që i përcjellin këto informacione. Kjo është një drejtësi që ka prodhuar një sistem të deformuar drejtësie.

Shtetet aleate kanë këshilluar, Kosovën, Maqedoninë e Veriut që të mos e bëjnë një reformë të tillë në drejtësi”.

A rrezikohet mandati i z. Berisha, dhe si e shihni të ardhmen e tij politike?

Argita Malltezi:Nëse njeriu bën llogari dhe nëse mendon që të fitojë në çdo hap, nuk shikon panoramën e madhe dhe merret me betejat e vogla. Piktura e madhe është shumë më e rëndëishme se sa betejat e vogla.

E madhja është lufta për demokracinë, për rrëzimin e një diktature që sapo është instaluar dhe që në rastin konkret shfaqet me kontrollin e drejtësisë. Po t’i kthehemi ekonomisë, në uzurpimin e fondeve publike dhe në shpërdorimi masiv të tyre si në Bashkinë e Tiranë si në qeveri.

Nëse kthehemi tek rendi shikojmë bashkëpunimin e policisë me bandat kriminale dhe kthimin e Shqipërisë në një narko-shtet.

Prandaj të gjitha këto janë më të rëndësishme se një mandat. PD-ja do t’i vazhdojë betejat e saj së pari me mos bindje civile”.

Si i keni parë hetimet ndaj zyrtarëve të PS-së?

Argita Malltezi:Është shumë e thjeshtë panorama: nga njëra anë ke të gjithë liderët e opozitës në procedim penal, në anën tjetër nuk ka as Veliajn, as Ramën dhe as krerët e tjerë të këtij niveli në procedim penale. Kjo është drejtësia e kapur dhe ajo nuk mund t’i japë drejtësi pjesës më të madhe të shqiptarëve.

Sot korrupsioni është aq i madh sa ka arritur të skedulojë një çështje, apo për të mbyllur një çështje gjyqësore. Pra, korrupsioni është galopant.

Ka pasur një opinion të Komisionit të Venecias ku ngrinte shqetësimin për reformën në drejtësi lidhur me atë që e quan si kooperativizmi i strukturave që nuk kontrollohen nga strukturat e shtetit.

Dhe këtu është rasti i SPAK, ku as në një vend totalitar nuk mund të ndodhë kjo. Pra këta janë një trupë që ka kapërcyer çdo mekanizëm të shtetit ligjor dhe kanë kapërcyer edhe gjykatat, pra një strukturë ekstra-ligjore.

Në përbërje të kjësaj strukture janë njerëz plotësisht të kapur, si: Irena Gjika, z. Dumani, të cili i kanë dhuruar në mënyrë të çuditshme një apartament dhe e ka kaluar vettingut, kur kolegët e tij për shumë më pak janë nxjerrë jashtë sistemit. Kemi Millionain e Elbasanit, ku zonja nuk e hape kurrë procedimin për Qazim Sejdini.

Arben Kraja, një njeri që ka hetuar dosjen e incineratorit të Tiranës, në një kohë që kishte dy familjarë të tij në Bashkinë e Tiranës”.

Pra kjo strukturë nuk ju jep shpresë as për dosjen “Xibraka”?

Argita Malltezi:Një gjë e them me siguri që këto çështje kanë qenë në disjen e prokurorisë. Dhe nuk ka pasur asnjë lloj dileme për personat e përfshirë. Ta shikojmë çdo të ndodhë sot”.

Angazhimi juaj politik, e keni mohuar, por çfarë do të bëjë Argita Malltezi?

Argita Malltezi: “Sali Berisha është lideri i Partisë Demokratike. Ai do të rrëzojë nga pushteti Edi Ramën, dhe këtë ua them me plot bindje.

Nuk kam asnjë lloj aspirate për të bërë këtë lloj karriere, por nuk më ndalon të ndërmarr asnjë lloj vendimi në se duhet për të çuar përpara një angazhim politik. E vetmja gjë që më penalizon është ndoshta eksperienca që kam në prapaskenë, duke parë se çfarë angazhimi titanik kërkon qeverisja e vendit, përgjegjësia ndaj njerëzve nëse respektohen të gjithë normat ligjore.

Mendoj se çdokush ka të drejtën e opinionit politik të tij. nëse një parti politike dhunohet në masën sa i marrin në mënyrë të kundraligjshme vulën, i arrestojnë në mënyrë të paligjshme liderin e saj, i heqin në mënyrë të kundërligjshme fondet politike, kjo është një parti politike që nuk do të ngjallë dot shpresë dhe që nuk tremb askënd, ku tashmë kundërshtari dhe krimi janë shkrirë në një.

Sigurisht beteja e madhe është rrëzimi i Edi Ramës, ku nuk arrihet dot në katin e pestë pa kaluar më parë në katin e parë”.

Si e patë thirrjen e kryeministrit Rama për opozitën për një rezolutë anti-korrupsion?

Argita Malltezi:Ujkut nuk mund t’ia lësh kurrë mëlçitë për të ruajtur. Se mund të jetë Edi Rama promotor i luftës anti korrupsion, këtë nuk ka njeri që mund ta besojë. Edi Rama është zemra e çdo lloj afere korruptive që ka ndodhur në Shqipëri. Nuk mund të kishte incineratorë, check-up, Sterilizim pa rolin e Edi Ramës. Edi Rama dhe anti-korrupsioni janë dy terma që nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin. Ai sigurisht që e do këtë për kozmetikën e tij, por besoj se PD-ja nuk do t’ia lërë Edi Ramës mëlçitë për t’i ruajtur”.

Ju jeni dakord për një ndryshim të ligjeve që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë?

Argita Malltezi:Absolutisht që kjo nuk mund të bëhet me Edi Ramën, por po që reforma në drejtësi duhet transformuar plotësisht duhet bërë”.

Me një qeverisje të tillë, pse nuk rrëzohet?

Argita Malltezi:Në çdo demokraci tjetër do të ishte rrëzuar qeveria, por kjo nuk është më demokraci, por diktaturë. Qeveria ka uzurpuar totalisht financat, të cilat i përdor për lidhjet e saj me krimin, me të cilin më pas për të blerë votat. Pra, ky ëhstë një vend ku krimi i organizuar shkon në mbështetje të qeverisë. Dhe diktaturat nuk rrëzohen me votë, por me mos bindje civile dhe nëse shqiptarët duan të bëjnë ndryshimin, duhet të çohen për ta rrëzuar këtë diktaturë. Është bërë shumë, por opozitë është bërë këto dy vite. Dhe këto që janë bërë këto dy vite as nuk janë imagjinuar, dhe sigurisht që njerëzit do të ngrihen. Pa diskutim që kërkohet një motivim dhe shpjegim më i fortë i të gjithë strukturave që më pas të arrijmë në përcjelljen e mesazhit”.

 


Shtuar 9.05.2024 08:51