Argita Malltezi i bashkohet protestës para Bashkisë së Tiranës, kush është deputetja që e shoqëron

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, po i qëndron besnike protestave të qytetarëve para ambienteve të Bashkisë së Tiranës.

Njëjtë si dhe në protestat e kaluara, edhe këtë të martë Malltezi është parë në mesin e qytetarëve të cilët kanë dalë të kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas skandalit të dosjes “5D”, ku në pranga ranë disa prej vartësve të tij, ndërsa disa të tjerë janë duke u hetuar në gjendje të lirë.

E veshur nga koka te këmbët me të zeza, e bija e ish-kryeministrit është fotografuar në prezencën e deputetes së Partisë Demokratike, Dhurata Çupin.

Kjo është protesta e 5-të që qytetarë të shumtë protestojnë para ambienteve të Bashkisë së Tiranës. Edhe gjatë kësaj proteste të ditës së sotme nuk pati supriza nga opozitarët. Molotovët dhe tymueset kanë qenë prezentë njëjtë si dhe herët e kaluara./albeu.com


Shtuar 30.04.2024 17:44