Arbenita Ismajli surprizohet me një buqetë gjigante trëndafilash, kush është personi që ia dërgoi?

Modelja Arbenita Ismajli ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë në InstaStory, që ka ngjallur shumë reagime e kureshtje në rrjete sociale. Në një postim të fundit, Arbenita shihet përballë një tufe madhështore trëndafilash të bardhë, një dhuratë e cila menjëherë tërhoqi vëmendjen e fansave për elegancën dhe mesazhin që mund të përcjellë.

Ngjyrat neutrale dhe atmosfera romantike e fotos kanë bërë që ndjekësit të nisin menjëherë të komentojnë e të hamendësojnë: “Kush mund të jetë ai që i ka dërguar dhuratën?”
Megjithatë, modelja nuk ka zbuluar identitetin e personit që qëndron pas kësaj surprize, duke lënë gjithçka të mbuluar nga misteri.

Kujtojmë që modelja i ka dhënë fund marrëdhënies me reperin Fero, me të cilin ka edhe një vajzë. Ndarja e tyre u shoqërua me shumë bujë mediatike dhe deklarata të ndërsjella në rrjete sociale. Prej asaj kohe, Arbenita ka zgjedhur të fokusohet në karrierën e saj si modele dhe në jetën personale, duke u shfaqur gjithmonë e pavarur dhe plot vetëbesim.

Arbenita ende s’ka bërë një reagim publik për deklaratat e Feros për të në podcastin e Arbana Osmanit, “Mirëmbrëma Yje”, por mesa duket ka zgjedhur të heshtë dhe të vazhdojë jetën e saj e qetë në Dubai.


Shtuar 30.10.2025 16:46