Arben Ahmetaj ankimon në Kushtetuese sekuestrimin e pronave nga SPAK, ja kur do jetë seanca

Ish-zëvendëskryeministri në arrati Arben Ahmetaj, ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese sekuestron e vendosur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), për disa llogari bankare dhe disa apartamente.

Gjykata Kushtetuese, ka vendosur datën për seancën në fjalë, që është data 18 shkurt ora 10:00.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese më herët, ka rrëzuar kërkesat e familjarëve të Ahmetajt për kthimin e pronave të sekuestruara, duke argumentuar se sekuestrimi është kryer në përputhje me ligjin dhe nuk ka shkelur të drejtat e tyre kushtetuese.

Po ashtu, kujtojmë se ish-ministri dhe numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj, është në arrati prej qershorit 2023, ndërsa prej 24 korrikut të vitit të kaluar është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ai është vënë nën hetim nga SPAK, teksa gjithashtu dështoi në nismën juridiko-ligjore ku kundërshtonte hetimet dhe disa sekuestrime të SPAK, si kontrollet në banesa dhe sekuestrimi i një vile në Palasë.

Ankimimet e tij u rrëzuan gjithashtu nga Kushtetuesja, teksa aktualisht është i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Më 23 shtator, SPAK njoftoi shtyrjen me 3 muaj të hetimeve të dosjes. Për të është raportuar se ka kërkuar azil në Zvicër.