Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi i moderatores që na “shkriu zemrat” dhe fustani i saj magjik

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana Osmanit i ka dhënë fund beqarisë.

Dasma e organizuar një natë më parë, kishte mbledhur bashkë familjarë e miq të shumtë të familjes Osmani, ku të gjithë duartrokitën, festuan dhe trokitën gotat për një kapitull të ri në jetën e Sidritit dhe partneres dhe shoqes së tij të zemrës.

Fjalimi i Arbanës për të atin, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve! Ashtu e përsosur në të folur dhe ne detaje, moderatorja arriti që të lumturonte akoma dhe më tepër në këtë ditë të veçantë babain e saj. Ajo solli suprizë këngëtarin e tij të preferuar, Sinan Hoxhën, i cili i mblodhi tok të gjithë bashkë në tryezën e rrumbullakët e ku kënduan dhe kërcyen pa mbarim.

Përpos të gjitha këtyre suprizave e fjalimeve, diçka që ka tërhequr vëmendje është padyshim fustani i Arbanës. E kuruar deri në detaj, me një fustan madhështor, ashtu sikurse dhe gjithmonë ka arritur të shkëlqejë, sigurisht pas nuses!

Arbana mbrëmjen e djeshme kishte veshur një fustan të “Roberto Cavalli” me xhaguari print dhe që kushton plot 3500 euro.


Shtuar 11.08.2025 14:14