Cristiano Ronaldo arkëton 200 milionë në sezon. Lionel Messit i është bërë oferta 400 milionëshe për një vit por nga Lindja e Mesme drejt Europës troket një ofertë tjetër e pakonceptueshme.
Trajnerit të Romës, Jose Mourinho i kanë trokitur në derën e shtëpisë nga Federata Arabe e Futbollit me një ofertë që “Special One” dhe ndoshta duhet ta marrë seriozisht në konsideratë.
Atij i janë premtuar 120 milionë euro për dy sezone.
Përballë një shume të tillë ndoshta asnjë trajner nuk mund të rezistojë por Mourinho është Mourinho dhe tekniku luzitan e ka treguar se paratë nuk janë prioritet në karrierën e tij.
Gjithsesi, topi tashmë ka kaluar në këmbët e teknikut nga Setubali./Albeu.com/