Këtë të mërkurë, do të luhet ndeshja miqësore mes Arabisë Saudite dhe Shqipërisë.
Arabia Saudite është një nga ekipet e kualifikuara për në Botërorin e Katarit dhe Federata Arabe ka bërë kërkesë që ndeshja kundër Shqipërisë mos të transmetohet askund.
Takimi me Shqipërinë cilësohet tepër i rëndësishëm për ta në prag të Kupës së Botës dhe kështu ata duan të mbeten në hije, për të mos lejuar kundërshtarët e tyre në grupe të shohin performancën e ekipit të tyre, për të mos ju dhënë rivalëve në grup një pikë referimi.
Kështu, ndeshja nuk do të transmetohet askund./ h.ll/albeu.com