Apeli i Posaçëm urdhër SPAK-ut: Hetoni kryebashkiaken e Lushnjes, Eriselda Sefën

Një kallzim i mbërritur nga një qytetar ka angazhuar Gjykatën e Apelit të Posaçëm, duke urdhëruar SPAK-un të regjistroje kallzimin penal dhe të kryej hetime ndaj kryetares së bashkise Lushnje Eriselda Sefën.

Burime për gazetarin Edison Vatnikaj, bëjnë me dije se qytetari A.H i ka paraqitur SPAK kallëzimin ndaj Sefës për dy vepra penale: E para për falsifikim të dokumenteve dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Pasi Prokuroria e Posaçme e ka regjistruar kallëzimin dhe e ka dërguar në gjykatë për mosfillim të hetimeve.

Shkalla e Parë e GJKKO-së, vendosi në favor të prokurorisë duke pushuar çështjen.

Por shtetasi A.H nuk e la me kaq, ku ka depozituar ankim edhe në Apel dhe duke paraqitur fakte të reja mbi veprimet e Ermelinda Sefës.

Sipas kallëzimit, ai e akuzon Sefën për procedurën e ndjekur për dhënien me qira të pasurisë publike, ku pretendon se janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin nga Këshilli Bashkiak Lushnje dhe Kryetarja e Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa.

Kallëzuesi pretendon se ka pasur falsifikime në shkresë si dëgjesa publike, ashtu edhe në projektin për miratimin e dhënies me qira të një ambienti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”.

Rasti 2 i konsumimit të veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” konsiston: SPAK i ka kërkuar bashkisë Lushnje të gjithe praktikën e dhënies me qira të ambientit, por Kryetarja e Bashkisë Lushnje Eriselda Sefa nuk ia ka dërguar të plotë.

Sipas kallëzuesit, kryetarja e Bashkisë Lushnje Eriselda Sefa nuk ia ka dërguar SPAK-ut qëllimisht këto dy shkresa, pasi janë tepër të rëndësishme dhe hedhin dritë mbi faktin penal për procedurën e falsifikuar.

“Kryetarja e Bashkisë Lushnje duke mos ia dërguar SPAK-ut të gjithë praktikën e plotë, del qartë se e ka bërë me qëllimin e vetëm atë të fshehjes së veprimtarisë kriminale në vitin 2022”, thuhet nga kallëzuesi A.H.


Shtuar 21.10.2025 13:31