Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat ndaluese për Belinda Ballukun

Këtë të enjte 18 dhjetor 2025, Apeli i GJKKO, ka lënë në fuqi masën e ndalimit për të dalë jashtë vendit për zv/kryeministren Belinda Balluku.

Sa i përket pjesës së vendimit që lidhet me masën ndaluese që lidhet me pezullimin nga funksionet zyrtare, Apeli i GJKKO, ka vendosur ta pezullojë shqyrtimin e kësaj pike derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet në themel për këtë rast.

Ndërkohë, SPAK ka kërkuar autorizim nga Kuvendi për heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin e Ballukut, e cila prej javësh është zyrtarisht e pandehur.


Shtuar 18.12.2025 15:42