Përmes një videomesazhi drejtuar të gjithë popujve, Papa Françesku fton këdo që ende nuk është vaksinuar kundër Covid-19, të vaksinohet.
“Falë Zotit dhe punës së shumë njerëzve sot ne kemi vaksina për të na mbrojtur nga Covid-19. Këto japin shpresën për t’i dhënë fund pandemisë, por vetëm nëse ato janë të disponueshme për të gjithë dhe nëse bashkëpunojmë me njëri -tjetrin. Vaksinimi, me vaksina të autorizuara nga autoritetet kompetente, është një akt dashurie. Dhe ndihma për të vaksinuar shumicën e njerëzve është një akt dashurie. Vaksinimi është një mënyrë e thjeshtë, por e thellë për të promovuar të mirën e përbashkët dhe për t’u kujdesur për njëri -tjetrin, veçanërisht më të prekshmit”, tha papa./albeu.com