Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur sekuestrimin e pasurisë së Gjevi Ndokës dhe Mimoza Ndokës, vëllait e motrës së ish-deputetit socialist Arben Ndoka.
Rreth një vit më parë, shkalla e parë vendosi të konfiskoi një pasuri prej gati 55 milionë euro të një grupi që akuzohen për tjetërsimin e pronave në Shëngjin.
Njoftimi
Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 15.04.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi përçështjen me nr. 5/37 regjistri themeltar, datë 23.09.2021regjistrimi, në ngarkim të të pandehurve Gj.N., M.N., E.Gj., Z.L., B.N., L.P., P.S., V.G., G.Z., K.Ll., M.P.,ku kolegji i Gjykatës sëPosaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
1–Lënien në fuqi të vendimit nr. 12, datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin Gj.N. me këtë ndryshim:
-Në aplikim të nenit 55/1 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit Gj.N. me një dënim të vetëm prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
-Në aplikim të nenit 406/1 i Kodit të Procedurës Penale, dënimin e të pandehurit Gj.N. përfundimisht me 10 (dhjetë) vjet burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
2– Ndryshimin e vendimit nr. 12, datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurën M.N., si më poshtë :
- a) Deklarimin fajtore të të pandehurës N., për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 2 (dy) vjet burgim.
- b) Deklarimin fajtore të të pandehurës N., për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 186/1, 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje edhe me nenin 334/1 të Kodit Penal dënimin e saj me 6 (gjashtë) vjet burgim.
- c) Deklarimin fajtore të të pandehurës N., për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 190/1, 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje edhe me nenin 334/1 të Kodit Penal dënimin e saj me 6 (gjashtë) vjet burgim.
- d) Deklarimin fajtore të të pandehurës N., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 6 (gjashtë) muaj burgim.
- dh) Deklarimin fajtore të të pandehurës N., për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 shkronja “a” të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 5 (pesë) vjet burgim.
-Në aplikim të nenit 55/1 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurës M.N. me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim.
-Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit e të pandehurës M.N. përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
3-Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin E.Gj. me këto ndryshime:
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Gj., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
- Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Gj. me një dënim të vetëm prej 9 (nëntë) vjet burgim.
- Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit Gj. me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vjet burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
4- Ndryshimin e vendimit nr. 12 datë, 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje për sa ka disponuar për të pandehurin Z.L., si më poshtë :
- a) Deklarimin fajtor të të pandehurit L. për kryerjen e veprës penale “ Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
- b) Deklarimin fajtor të të pandehurit L., për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 186/1, 28/4 të Kodit Penal dhe në lidhje dhe me nenin 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
- c) Deklarimin fajtor të të pandehurit L., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
– Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Z.L. me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet burgim.
– Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit Z.L. me një dënim të vetëm prej 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim, i cilido të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
5- Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin B.N. për sa i përket deklarimit fajtor, cilësimit juridik dhe masës së dënimit për veprën penale të parashikuar nga neni 278 paragrafi 1 i Kodit Penal.
Ndryshimin e vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin B.N., si më poshtë:
- Deklarimin fajtor të të pandehurit N., për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit N., për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 186/1, 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje edhe me nenin 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit N., për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 190/1, 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje edhe me nenin 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
- Deklarim fajtor të të pandehurit N., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
- Në aplikim të nenit 55/1 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit B.N., me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.
- Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të procedurës penale, dënimin e të pandehurit N. me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim, i cilido të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
6- Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin L.P. me këto ndryshime:
- Deklarimin fajtor të të pandehurit P., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 55/1 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit L.P. me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit L.P. me 5 (pesë) vjet burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
7-Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin P.S. me këto ndryshime:
- Deklarimin fajtor të të pandehurit S., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
-Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit P.S. me një dënim të vetëm prej 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
-Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit P.S. me 3 (tre) vjet e 8 (tetë) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
8- Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin V.G. me këto ndryshime :
- Deklarimin fajtor të të pandehurit G., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
-Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit V.G. me një dënim të vetëm prej 4 (katër) vjet burgim.
-Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit V.G. me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
9- Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin G.Z. me këto ndryshime :
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Z., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
-Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit G.Z. me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
-Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit G.Z. me 2 (dy) vjet e 4 (katër) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
10- Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin K.Ll. me këto ndryshime :
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Ll., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
– Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit K.Ll. me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
-Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit K.Ll. me 2 (dy) vjet e 4 (katër) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
11- Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje për sa ka disponuar për të pandehurën M.P. me këto ndryshime :
- Deklarimin fajtore të të pandehurës P., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 6 (gjashtë) muaj burgim.
– Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurësM.P. me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
-Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurës M.P. me 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë, 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në të gjitha pjesët e tjera të tij.