Apeli i GJKKO-së i caktoi detyrim paraqitje, Gjekmarkaj: Fitimi i betejave për Sali Berishën, çështje kohe

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar pasi Apeli i GJKKO-së caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Sali Berishën.

“Shqiptarët do të dinë ti japin përgjigje me 11 Maj kësaj sfide”, u shpreh Gjekmarkaj, referuar vendimit të togave të zeza për kryedemokratin.

Ai shprehet se fitimi i betejave për Sali Berishën është thjesht çështje kohë.

“Një tjetër vendim absurd i Gjykatës së Posaçme ndaj Sali Berishës. Një përpjekje e pafshehur për tu bërë krah dhe bllok i vetëm me mazhorancën për zgjedhjet e ardhshme! Shqiptarët do të dinë ti japin përgjigje me 11 Maj kësaj sfide. Historia bashkëkohore ka dëshmuar që fitimi i betejave për Sali Berishën është thjeshtë çështje kohë!,shkruan Agron Gjekmarkaj.


Shtuar 3.01.2025 14:10