Apeli i GJKKO rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të qëndrojë në burg

Ditën e sotme, Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

I arrestuar prej 10 shkurtit, Veliaj kërkoi zëvendësimin me një masë më të lehtë sigurie.

Sipas vendimit të marrë nga Apeli i Posaçëm, Veliaj duhet të qëndrojë në qeli.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, po mbahet në ambientet e paraburgimit të Durrësit.

Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohen nga SPAK për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe fshehje pasurie.


Shtuar 9.06.2025 15:47