Apeli i GJKKO lë në burg Jurgis Çyrbjan dhe bashkëpunëtorin e tij Ahmet Mashën

Gjykata e Posaçmes e Apelit, ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për ish-deputetin socialist Jurgis Cyrbja dhe Ahmet Mashen.

Sipas SPAK, ish-deputeti është futur në listën e sigurt të PS-së përmes ndikimeve të krimit të organizuar, dhe më pas ka favorizuar Altin Hajrin, një person i shumëkërkuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës dhe anëtarë të grupit kriminal Farruku.

Ky favorizim ka pasur për qëllim shmangien e ndjekjeve nga autoritetet dhe mbështetje për ata që ishin në kërkim.


Shtuar 18.11.2024 15:13