Apeli i e lë në “arrest shtëpiak”, reagon Erges Eskiu: Diktator, hallin qe ke me drejtësinë amerikane, nuk ta zgjidh mbajtja e paligjshme nën arrest e Sali Berishës

Aktivisti dhe anëtari Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Erges Eskiu, me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit, sa i përket arrestit në shtëpi të ish-kryeministrit Sali Berisha, ku rrëzoi kërkesën e avokatëve për ndryshim të masës së sigurisë ose lehtësim të saj.

Eskiu shprehet se; “Mbajtja e paligjshme nën arrest e Sali Berishës, nuk ta zgjidh hallin që ke me drejtësinë amerikane”.

Reagimi:

“Diktator, hallin qe ke me drejtesine amerikane, nuk ta zgjidh mbajtja e paligjshme nën arrest e Sali Berishës.
Diktator, shqiptarët dhe bota mbarë e dinë se ti je hajdut, i korruptuar dhe korruptues i McGonigalit.
Diktator, dyert e burgut po të hapen…”, shkruan Eskiu.


Shtuar 25.01.2024 11:20