Diten e sotme, Sekretariati i Etikës, ka anuluar votimin e 7 marsit në Kuvend. Kërkesa është bërë nga grupi parlamentar i PD, për të shpallur të pavlefshëm votimet e kryera në atë seancë plenare.
Grupi i PD, pretendoi se të gjitha ligjet e votuara në seancën e 7 marsit, duhet të shpalleshin të pavlefshme, për shkak se nuk ishte plotësuar kuorumi i nevojshëm në Kuvend.
Raportohet se u pranua kërkesa e Gazment Bardhit, që tha se më 7 mars ligjet janë kaluar pa pasur korumin e nevojshëm.
Në seancë votuan vetëm 68 deputetë, por se duhet të ishin së paku 71.
Pesë projektligjet pritet që të kalojnë për votim në seancën e radhës plenare. Projektligjet do të kalojnë vetëm për votim dhe nuk do të ketë diskutim, sepse konsiderohet se është ezauruar pjesa e diskutimeve për nismat përkatëse.
“Të nderuar anëtare te Sekretariatit për Procedurat, Votimit dhe Etiken, Bej me dije se diten e premte date, 29.3.2024, ora 11.30 Sekretariati për Procedurat e Votimit zhvillon mbledhje për të diskutuar lidhur me:
1. Shqyrtimin e kërkesës te Grupit Parlamentare te Partise Demokratike per:
“Deklarimin e pavlefshmerise/anullimin e votimeve te kryera ne seancen plenare te dates 7.3.2024”. Nr. 905 prot, date 7.3.2024.
Mbledhja do të zhvillohet në sallën e Komisionit të Ligjeve”, thuhej në njoftimin drejtuar anëtarëve të Sekretariatit.