Anulimi i fluturimit nuk i ndalon, tifozët e Liverpoolit nisen me gomone për në Francë (VIDEO)

Një ndodhi e jashtëzakonshme ka ndodhur me një grup tifozësh të Liverpool.

Tifozët e ekipit anglez kishin biletat e finales së sotme të Champions League por fluturimi me avion u anulua. Por kjo nuk ishte aspak problem për këtë grup tifozësh, pasi dashuria e madhe për klubin e tyre është më superiore se gjithçka.

Sipas “Sky Sports UK”, tifozët e Liverpoolit nuk u dorëzuan dhe nga Anglia për në Francë, shkuan me gomone./ h.ll/albeu.com