Anri Kashiku merr statusin “Dëshmor Atdheu”, Peleshi: Sakrifikoi jetën për të mbrojtur të të tjerëve

Sot, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka firmosur vendimin për t’i dhënë statusin “Dëshmor Atdheu”, Anri Kashikut, 18-vjeçari që u mbyt ditën e djeshme në plazhin e Durrësit, ndërsa po shpëtonte vëllain e tij dhe shokun e këtij të fundit.

https://www.facebook.com/nikopeleshi/posts/pfbid02FZ4iL1YBHHoje91kvBg5n3xhBCiKfe2tJWL7DPoeDgWnZJfwHXTr25RGPj7jYCXAl?__cft__[0]=AZXhn6rObciGZ-wD823gVvuJ8p0oWd-rmiJoW4gx_16sU6w_iBAxBbjp40n7KcohTYSmQ9L7BRFuFrD-rUgncWjjExD6fUW5sYk9EPEnhlPfd8e3Bo3Uc2ugRtccMBviVPKkxmtKfvlYMtyss_9umc_22OG-S2Y5vsb7g_HxXsypbQ&__tn__=%2CO%2CP-R

“Në shenjë mirënjohje dhe respekti të thellë për sakrificën e tij sublime në përpjekje për të shpëtuar dy jetë, firmosa sot vendimin e Komisionit Qendror të Statusit “Dëshmori i Ardheut” për t’i dhënë statusin “Dëshmor i Atdheut” , Anri Kashikut.

Akti heroik i Anrit që sakrifikoi jetën e tij për të mbrojtur jetët e të tjerëve e përjetëson atë në memorien tonë si simbol i vetëmohimit.

I shpreh ngushëllime familjes së heroit tonë për ndarjen e parakohshme nga jeta”, shkruan Peleshi në Facebook.

Kujtojmë se sot Rama ishte në familjen e 18-vjeçarit ku i shprehur ngushëllime familjes për humbjen e djalit të tyre dhe tha se ai do të shpallej “Dëshmor Atdheu”për aktin heroik./albeu.com


Shtuar 15.07.2022 22:02