Anna Lika apo Megi Pojani? Bjordi për reklamat: Kemi aktorët më të shtrenjtë

Bjordi Mezini gjatë intervistën e “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin foli për produksionin më të fundit “HOT”, prapaskenat dhe diskutimet publike. Ermali e pyet në lidhje me reklamat e dukshme në serial, gjë për të cilën ai theksoi se nevoja për të pasur brandime apo sponsora nuk vjen për të bër lek, por për të  prodhuar  serialin.  Sipas tij, seriali është shumë i madh dhe është i kushtueshëm pasi ka lokacione të ndryshme dhe aktorët më të mirë në treg.

Ndërkohë për situatat intime, erotike pohoi se janë pak të sikletshme në sheshxhirim, të cilat Megi i menaxhoi shumë mirë.  Ermali e pyet nëse mund të zgjidhte mes aktorëve si Jonida, Klea apo Megi e Ana. Për t’ja bërë më pak të sikletshme Ermali i tha se për shkak të buxhetit të cunguar, sezonin e ri duhet të zgjedhi mes Jonideës e Kleas, Anës dhe Megit.

“Jonidën dhe Klean nuk i ndaj dot. Është një pyetje shumë e vështirë. Më duhet të zgjedh sesbën Ana Likën, jo vetëm se e dua shumë por kam një marrëdhenie të afërt me të, por Ana është edhe pak e ç’menme dhe më vret nëse nuk e them. Duhet të them edhe  se Megi është një aktore e talentuar”

Nëna e tij e ndjek nga Italia, por ai na tregoi se nuk i pa dhe me aq entuziazëm seritë e para të serialit ndërsa tani është fanse e tij. Po në jetën sentimentale do kemi të reja në horizont? Ndonjë histori serioze që mund të shkoj deri në dasmë? Bjordi tha se ende nuk ka diçka të tillë, edhe pse nuk është për ndonjë dasmë. Do mendoni mos ndoshta ndjen presion nga nëna e tij për këtë fakt? Regjisori tha që jo, nuk ka asnjë presion nga ana e saj.

 


Shtuar 7.12.2021 19:11