Apeli i Gjykatës së Posaçme (GJKKO) ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla dhe zyrtarët e tjerë të arrestuar.
Lefter Alla, kishte ankimuar vendimin tre ditë më parë.
Bashkë me të është lënë në bur dhe nënkryetarja e Bashkisë së Bulqizës.
Më herët sot, Alla ka shfaqur probleme me shëndetin dhe është transferuar në spitalin e burgut.
Kujtojmë se Alla akuzohet për një tender me vlerë mbi 2.8 milion euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Ish-kryebashkiaku, i cili u arrestua me urdhër të SPAK, pretendon se akuza e shkeljes së barazisë në tendera e ngritur nga SPAK është e pabazuar dhe në shkelje të ligjit.
Së bashku me Allën u arrestuan edhe Kujtim Zogu, Rubin. K., Dali Gazidedja, Rasim Daci, Enkeleda Lleshi, Aqif Konesha, Erion Isaku, Arsen Gjoka dhe Ana Nishku./Albeu.com/