Ankimoi masën ‘arrest me burg’, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit socialist Ilir Beqaj kundër vendimeve gjyqësore që caktuan ndaj tij masën e sigurimit personal “arrest në burg”.

Beqaj kishte kërkuar shfuqizimin e disa vendimeve të gjykatave të posaçme dhe të Gjykata e Lartë e Shqipërisë, duke pretenduar se ato binin në kundërshtim me Kushtetutën dhe duke kërkuar kthimin e çështjes për rigjykim në shkallën e parë.

Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se kufizimi i lirisë personale të Beqajt është bërë në përputhje me ligjin dhe mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme për veprat penale për të cilat ai po hetohet. Sipas gjykatës, vendimet e gjykatave të zakonshme janë mbështetur në prova dhe në rrethanat e hetimit penal.

Vendimi:

Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “f” dhe 134, pika 1, shkronja “i”, të Kushtetutës, si dhe neneve 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash,

Rrëzimin e kërkesës.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Marrë më 28.01.2026

Shpallur më 13.03.2026


Shtuar 13.03.2026 17:06