Ditën e sotme, mblidhet Byroja e Kuvendit, ku do të shqyrtohet ankimi i deputetëve të Partisë Demokratike, lidhur me përjashtimin e tyre nga seancat plenare. Mësohet se mbledhja do të mbahet në orën 11:00.
Sakaq, përmes një shkrese, firmosur nga anëtari i grupit parlamentar të PD-së, Belind Këlliçi, kërkohet që mbledhja të jetë e hapur për mediat.
“I Nderuar Z. Kryetar, Në cilësinë e anëtarit të Byrosë së Kuvendit, në kuadër të transparencës dhe interesit të opinionit publik, si dhe ndjeshmërisë së çështjeve për diskutim, kërkoj që mbledhja e sotme e Byrosë së Kuvendit, në orën 11:00, të zhvillohet me praninë e mediave dhe gazetarëve. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin”, sqarohet në kërkesë, drejtuar kryeparlamentarit Niko Peleshi.

