Lidhur me zgjedhjet lokale që do të zhvillohen në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që do të mbahen më 17 tetor 2021, agjencioni për hulumtime të opinionit publik “Source”, ka zhvilluar anketën e dytë në disa komuna.
Sipas kësaj ankete, kandidati i PDSH-së Sadi Bexheti prin në Tetovë me 25 për qind, pasuar nga Teuta Arifi me 21 dhe nga ASH-AAA me 12 për qind. Levizja Besa është e katërta me 8.5 për qind. Në Gostivar anketa e Source e nxjerr në epërsi me 34 për qind, para koalicionit ASH-AAA me 24 për qind. Rezultatet e plota të anketës i keni në grafikonet e mëposhtme.



