Anëtarësimi në NATO, zyrtarët suedezë dhe finlandezë vizitojnë sot Turqinë

Delegacionet e nivelit të lartë nga Suedia dhe Finlanda do të mbërrijnë në Turqi të martën në mbrëmje për bisedime me ministrinë e jashtme rreth aplikimeve të tyre për t’u bashkuar me NATO-n.

Vizita vjen pas kundërshtimit të Turqisë për anëtarësimin e dy vendeve në NATO.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se asnjë nga vendet nuk duhet të jetë i shqetësuar për të vizituar vendin në përpjekje për të bindur Turqinë për anëtarësimin e tyre.

Pa mbështetjen e të gjithë anëtarëve të NATO-s – përfshirë Turqinë – Suedia dhe Finlanda nuk mund t’i bashkohen aleancës ushtarake.

Shtuar 24.05.2022 10:39