Këtë të hënë, në konferencën për hapjen e grupkapitullit të fundit të negociatave, kryeministri i vendit Edi Rama, u shpreh se BE është e vetmja Perandori ku Shqipëria dëshiron të jetë.
“Ishim të gjithë kokë e këmbë pas osmanëve, sovjetikëve, kinezëve, por kokë e këmbë për shkak të imponimit dhe jo me zgjedhje, por kjo është me zgjedhje”, u shpreh kreu i qeverisë.
Rama theksoi se nëse BE nuk e anëtarëson Shqipërinë do t’i përndjekim deri në fund.
“Nëse duan të na heqin qafe, të na marrin me vete dhe pastaj do të kenë të gjitha dimensionet tona normale që janë shumë të vogla se sa unë”, u shpreh ai me batutë.
Edi Rama: Të jesh sketip nuk është gjë e keqe, por nuk duhet të na ndalë që të punojmë çdo ditë.
Ne kemi një shumicë si në kohërat komuniste, ishte njësoj edhe në Perandorinë Osmane. Ne u jemi besnik perandorive. Kjo është e para perandori ku duam të jemi. Ndaj kjo shumicë është ndryshe, jo vetëm në shifra, por në thelb të saj. Ishim të gjithë kokë e këmbë pas osmanëve, sovjetikëve, kinezëve, por kokë e këmbë për shkak të imponimit dhe jo me zgjedhje, por kjo është me zgjedhje. Dhe kjo është arsyeja pse Maria e kuptoi se nuk i shpëton dot Shqipërisë, ja pse po e kupton.
Më mirë të na marrim brenda, nëse jo do t’i përndjekim deri në fund. Nëse duan të na heqin qafe, të na marrin me vete dhe pastaj do të kenë të gjitha dimensionet tona normale që janë shumë të vogla se sa unë.
