Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se mezi pret që Suedia t’i bashkohet NATO-s në të ardhmen e afërt.
“Ka gjasa që Turqia dhe Hungaria, që aktualisht bllokojnë anëtarësimin e Stokholmit, do të ndryshojnë qëndrimin e tyre javën e ardhshme në samitin e Aleancës në Vilnius”, tha Jake Sullivan, këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, duke theksuar se edhe nëse kjo nuk ndodh, Uashingtoni vlerëson “se kjo do të ndodhë në të ardhmen e afërt”.
Duke folur me gazetarët, Sullivan shprehu besimin se Suedia do të bashkohet me NATO-n “në një të ardhme jo shumë të largët” mes kundërshtimit të Turqisë ndaj anëtarësimit të vendit nordik.
Ai shtoi se presidenti amerikan Joe Biden do të zhvillojë bisedime me homologun e tij turk Tajip Erdogan në samitin në Vilnius.