Anemia dhe shtatzënia, çfarë duhet të dini

Mundësia që një femër të bëhet anemike gjatë shtatzanisë është më e lartë në krahasim me periudhën jashtë shtatzanisë. Anemia ndodh kur reduktohet numri i qelizave të kuqe (eritrociteve) në gjak. Këto qeliza janë përgjegjëse për transportin e oksigjenit drejt indeve apo organeve të trupit.

Anemia e lehtë mund të japë dobësi dhe nqs nuk trajtohet si duhet mund të kalojë në formën e rëndë duke patur pasoja serioze. Në fakt, anemia gjatë shtatzanisë mund të shkaktojë lindje premature dhe peshë të vogël të bebit në lindje.

Nga se shkaktohet anemia gjatë shtatzanisë?

Anemia gjatë shtatzanisë është e zakonshme dhe në shumicën e rasteve është e formës së lehtë. Në raste të ralla ajo mund të bëhet një problem serioz që mund të kërkojë trajtim. Kur sasia e qelizave të kuqe është e jo e mjaftueshme për të transportuar oksigjenin në organizëm, kjo do të sjellë një ndikim në funksionin e organeve.

Anemia nga mungesa e hekurit është lloji më i shpeshtë i anemive përpara dhe gjatë shtatzanisë. Gjatë shtatzanisë ndodhin ndryshme të mëdha metabolike në organizmin e gruas. Fillimisht ka një mbajtje (retension) të sasisë së ujit në organizëm (që shkakton një anemi fiziologjike të hollimit), por nga ana tjetër ka dhe një rritje të kërkesave për hekur, që është përbërësi kryesor i hemoglobinës. Hemoglobina është një proteinë e rruazave të kuqe të gjakut,e cila ka funksion transportin e oksigjenit në gjak.

Femrat kanë nevojë për më tepër acid folik gjatë shtatzanisë. Acidi folik rekomandohet të merret që përpara shtatzanisë. Acidi folik është një vitamin e cila ndihmon në parandalimin e disa anomalive që prekin tubin neural tek bebi dhe gjithashtu ul rrezikun për të patur pre-eklampsi.

Vitamina B-12 ndikon edhe ajo në formimin e qelizave të kuqe të gjakut (eritrociteve).

Si mund të parandalohet anemia gjatë shtatzanisë?

1. Marrja e vitaminave te shtatzanisë

2. Marrja e dozave shtesë të hekurit

3. Ushqimi i shëndetshëm


Shtuar 11.07.2023 15:07