Amnistia fiskale, reagon Berisha: Qëllimi është që çunat të legalizojnë paratë e krimit, akt katastrofe

Gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët ish-kryeministri, Sali Berisha ka folur fillimisht për amnistinë fiskale të cilin e ka cilësuar si një akt me pasoja katastrofike për biznesin në Shqipëri.

Berisha: Paralajmëroj qeverinë se amnistia fiskale është një goditje shumë e rëndë për bizneset e ndershme. Për reputacionin e vendit, për rendin dhe sigurinë në Shqipëri. Nëse siç ka qëllim kryesor të legalizohen paratë e krimit, pasi ju e keni të qartë që nuk ka shqiptar të ndershëm me punën shtesë që mund të bëjë të mund të sigurojë 2 milion euro kursime. Ka vetëm një synim që çunat të legalizojnë paratë e krimit dhe ne jemi kundër kësaj.Legalizimi i parave të krimit është vetëm një aspekt i veprimtarisë së kësaj qeverie. Ndërkohë vjedhja vazhdon non stop. Vjedhja shënon jo në rrashfin sasior, por në atë cilësor një rekord botëror./albeu.com