Aministia fiskale, Rama: Do të bëhet se kështu e duan shqiptarët

Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp u shpreh se Amnistia Fiskale do të bëhet sepse kështu e duan shqiptarët. Gjithashtu nuk la pa sulmuar edhe kreun e PD-së Sali Berisha, duke e cilësuar si politikan që nuk ka lënë gjë pa bërë për të dëmtuar  imazhin e Shqipërisë.

“Aminsitia fiskale do të bëhet sepse e kërkojnë shumica e shqiptarëve. Mendoj se nëse politikanëve në Shqipëri u është dhënë e drejta të gabojë më shumë se njëherë, nëse sot kemi deri dhe 1 parti politike që ka pretenduar të vijë në qeveri dhe është financuar me para të një vendoi armik të demokracisë, armik dhe agresor I kartës së OKB dhe nëse në atë parti sot kemi në krye jo formalisht pro defacto, një të shpallur non grata për të gjitha të zezat nga SHBA dhe nëse me radhë mund të marrim të tjerë dhe të tjera që janë në skenë dhe pretendojnë vota e dinjitet, atëherë kush jemi ne që të privojmë mijëra shqiptar për të formalizuar të ardhurat e tyre nga puna në të zezë nga vendet e huaja. Kush jemi ne të gjykojmë 99% të shqiptarëve për shkak të një 1%. Ne nuk jemi askushi që të pengojmë emigrantët të sjellin të ardhurat këtu duke kalur 1001 filtra. Ne nuk jemi askushi që t’ju themi se për shkak se, ju s’mundeni. Kush janë ata që na thonë në Shqipëria nuk mund ta bëjë këtë sepse shqiptarët janë kriminele. Për këtë s’u vë faj se ia kemi bërë ne vetes, me politikanë që nuk kanë lënë gjë pa bërë për të shkatërruar imazhin e Shqipërisë, për të luftuar kundërshtarin këtu, me një kosto që e vuajnë shqiptarët. Për atë që I bëjnë Shqipërisë disa shqiptarë, nuk ia ka bërë asnjë armik. Amnistia do bëhet dhe ne jemi këmbëngulës që t’i pastrojmë të gjitha cepat nga iluzioni optik se aty ka pluhur.”, tha Rama.

 


Shtuar 28.09.2022 13:21