Aministia Fiskale, Ibrahimaj i thotë të gjitha: Si mund t’i “legalizoni” paratë

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se amnistia do të aplikohet për nëntë muaj dhe është e para e këtij lloji, e plotë, pasi të mëparshmet kanë qenë të pjesshme dhe kanë patur fokus vetëm faljen e detyrimeve tatimore.

Komentet Ibrahimaj i bëri gjatë një konference për mediat, ku dha detaje se si do të aplikohet kjo amnisti që parshikon legalizimin e shumës deri në 2 milion euro.

Kujtojmë se projektligji për Amnistinë Fiskale është propozuar nga kryeministri Rama bashkë me ministren e Financave, kreun e BSH-së si edhe ekspertë të fushës.

“Ky projektligj ka një sërë avantazhesh. Ai propozon që ne të diskutojmë dhe analizojmë premisat. Synon të ketë një afat 9 mujor zbatimi. Subjektet janë individë, janë edhe individë rezidentë tatimorë edhe nëse nuk janë shtetas shqiptar. Është parashikuar një kufi prej 2 milion eurosh.

Në zbatim të këtij ligji te tatimet do të krijohet një zyrë e njësisë fiskale. Kjo zyrë do të analizojë të gjitha kërkesat që do të vinë nga subjektet. Në përfundim të afatit 5 ditor administrata do të jap një vërtetim nëpërmjet të cilët subjektet do ti drejtohen për të aguar një normë tatimore. Është 7% për katër mujorin  parë dhe 10% për të dytin.

Në përfundim administrata tatimore do të japë një certifikatë ku do të jenë legalizuar këto para apo asete”, deklaroi ministrja.