Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim është shprehur se Shqiëpria luajti një rol të rëndësishëm në Këshillin e Sigurisë në OKB.
Komentet Kim i ka bërë teksa është takuar ditën e sotme ambasadorin e Ukrainës Volodymyr Shkurov dhe Ministren e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka.
Selia diplomatike e SHBA në Tiranë ka ndarë foto nga takimi mes tyre duke vlerësuar mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën përballë agresionit rus.
Kim ka falënderuar Shqipërinë për rolin e saj si bashkë-pengmbajtëse me Shtetet e Bashkuara në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.
Statusi i ambasadës amerikane:
Të Bashkuar me Ukrainën! Ambasadorja Yuri Kim mirëpriti Ambasadorin e Ukrainës Volodymyr Shkurov dhe Ministren e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka në Shtëpinë Ryerson për një mbledhje midis miqsh dhe aleatësh në solidaritet të Ukrainës.
Ambasadorja dhe përfaqësues të vendeve të NATO-s, si dhe mbështetës të tjerë të Ukrainës, u bashkuan me Ambasadoren Kim për të rikonfirmuar të bashkuar mbështetjen e palëkundur për Ukrainën përballë agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës. Ambasadorja Kim falenderoi Shqipërinë për rolin e saj të fortë si bashkë-pengmbajtëse me Shtetet e Bashkuara në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.
Gjatë dy muajve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë dhënë pothuajse 14 miliardë financim për sigurinë, mbështetje humanitare dhe ekonomike për Ukrainën. Komuniteti ndërkombëtar duhet ta mbajë Rusinë përgjegjëse për këtë luftë të tmerrshme dhe ne do të vazhdojmë të vendosim pasoja të rënda ndaj Rusisë dhe mundësive të saj.
Sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, (deri në 8 maj), në Ukrainë kishte 7,061 viktima civile, me 3,381 burra, gra dhe fëmijë të vrarë dhe 3,680 të plagosur. OKB-ja gjithashtu ka llogaritur se rreth 6 milionë ukrainas janë larguar nga vendi i tyre që nga pushtimi i Rusisë në shkurt.