Ambasadori italian në Tiranë takohet me kreun e SPAK: Mbështetje e pakushtëzuar

Ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci ka zbuluar detaje nga takimi me kreun e SPAK, Arben Kraja.

Përmes një postimi në Facebook, Fabrizio Bucci shprehet se mbështetja ndaj SPAK do të jetë e pakushtëzuar. Më tej, diplomati italian dënon çdo formë ndikimi apo intimidimi ndaj magjistratëve shqiptarë.

“Takim pune i gjatë e frytdhënës me Arben Kraja. Mbështetje e plotë dhe e pakushtëzuar për veprimtarinë e SPAK në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Është e patolerueshme çdo formë ndikimi apo intimidimi ndaj çdo magjistrati, puna e të cilit është thelbësore për #demokracinë.

Italia do të jetë gjithmonë përkrah magjistratëve shqiptarë, të cilët duhet të jenë në gjendje të punojnë të #pavarur dhe të qetë. #Bashkëpunimi ynë me SPAK do të vijojë me më shumë intensitet. Një falënderim i madh e i padiskutueshëm shkon për Arben Krajën, për punën e tij të jashtëzakonshme e frytdhënëse si i pari drejtues i SPAK.”, shkruan ambasadori italian.