Ambasadori i Ukrainës në Tiranë: Lufta duhet të marrë fund, përkulem para popullit shqiptar për ndihmën

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov i ndodhur bashkë me protestuesit sot para ambasadës rusë në Tiranë tha për mediat se kjo luftë duhet të marrë fund pasi janë marrë jetë të pafajshme fëmijësh dhe Kievi është ‘nën flakë’.

Ai u shpreh se nuk dihet ende se për çfarë do të bisedohet nesër mes dy palëve por shpreson për ndaljen e luftës duke theksuar po ashtu se i është shumë mirënjohës popullit shqiptar për solidarizimin me njerëzit e vendit të tij.

Volodymyr Shkurov: Kanë vdekur deri më tani 16 fëmijë! Kievi në flakë, kanë sulmuar dhe spitalet dhe kjo luftë duhet të marrë fund.
Dua ti them popullit rus të zgjohet, Putin ka në dorë ‘butonin e kuq’.

Përkulem para popullit shqiptar për ndihmën dhe solidarizimin e tyre ndaj Ukrainës.

Do kryhen bisedimet por se çfarë do të diskutohet nuk mund t’ju them gjë, uroj të arrihet diçka pozitive.

Kundër armëve bërthamore nuk ka shtet që mund të mbrohet por shpresojmë mos të ndodhë asgjë e tillë.

-Negociatë pa parakushte, mendoj se do të ketë ndonjë kompromis. Kryesorja është ndalja e luftës.


Shtuar 27.02.2022 18:04