Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha sot se SHBA-të shpresojnë që në vitin 2024 të shihet përparim i vërtetë në zbatimin e marrëveshjeve që Kosova dhe Serbia kanë lidhur në vitin 2023 dhe siç ka theksuar ai, “procesi i normalizimit duhet të përfundojë me njohje reciproke.
“Në shkurt dhe mars të këtij viti, Kosova dhe Serbia ndërmorën hapa të guximshëm drejt normalizimit përmes nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore dhe Aneksit Zbatues të saj. Edhe pse ka pasur pengesa, ne jemi plotësisht të përkushtuar për zbatimin e tyre”, tha Hovenier në një videomesazh në rrjetin social X.
“Në vitin 2024, ne shpresojmë të shohim përparim të vërtetë. Kjo përfshin ndërmarrjen e hapave të rëndësishëm nga Serbia për të përmbushur të gjitha detyrimet sipas marrëveshjes dhe se Kosova gjithashtu do të përmbushë të gjitha detyrimet, duke përfshirë përparimin në Asociacionin e Komunave Serbe”, theksoi ai.