Ambasadori i BE takon Lapajn dhe Qorin: Reforma Zgjedhore ka rëndësi, çdo votë e hedhur duhet të ketë të njëjtën peshë

Ambasadori i BE-së në Tiranë ka takuar sot dy drejtuesit e lëvizjeve dhe partive të reja politike, Adriatik Lapaj të Shqipëria Bëhet dhe Arlind Qorri të Bashkë.

gonzato dhe lapaj1

Të lidhura

None found

Ai i ka cilësuar si biseda të vlefshme, duke theksuar se vota e qytetarëve duhet të jetë e barabartë dhe të shprehet në numër po të drejtë deputetësh.

Theksi u vu edhe te Reforma Zgjedhore.

“Çdo votë e hedhur duhet të ketë të njëjtën peshë, në mënyrë që rezultatet zgjedhore të pasqyrojnë vullnetin e qytetarëve. Prandaj reforma zgjedhore ka rëndësi. Një kuadër zgjedhor i drejtë dhe transparent siguron që përfaqësimi në parlament të pasqyrojë zgjedhjet e votuesve. Ai fuqizon qytetarët, nxit pjesëmarrjen dhe forcon llogaridhënien”, shprehet ambasada e BE mes të tjerash pas takimit në deklaratën e lëshuar.

Postimi i Ambasadës së BE:

“Biseda të vlefshme sot me Adriatik Llapajn e #ShqipëriaBëhet dhe Arlind Qorrin e #LëvizjaBashkë, ku ramë dakord se një demokraci e shëndetshme ndërtohet mbi pluralizmin.

Bashkëjetesa e zërave të ndryshëm politikë ndihmon në pasqyrimin e vetë strukturës së shoqërisë, siguron përfaqësim të drejtë dhe rrit besimin e publikut.

Çdo votë e hedhur duhet të ketë të njëjtën peshë, në mënyrë që rezultatet zgjedhore të pasqyrojnë vullnetin e qytetarëve.

Prandaj reforma zgjedhore ka rëndësi. Një kuadër zgjedhor i drejtë dhe transparent siguron që përfaqësimi në parlament të pasqyrojë zgjedhjet e votuesve. Ai fuqizon qytetarët, nxit pjesëmarrjen dhe forcon llogaridhënien”.


Shtuar 9.04.2026 19:17