Ambasadori Britanik Archives - Albeu.com

Ambasadori britanik në Prishtinë takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje
Ambasadori britanik në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, u ka bërë thirrje politikanëve në Kosovë të mbajnë bisedime konstruktive dhe të respektueshme për të gjetur zgjidhje pasi vendi ka hasur në një pengesë tjetër, zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Hargreaves i bëri këto komente pas një takimi të martën me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, të cilës i mbaron mandati më 4 prill.

“Sot bisedova me presidenten Osmani për nevojën urgjente që Kosova të rikthehet në stabilitet politik, në mënyrë që të mundësohet përparimi në agjendat e brendshme dhe ndërkombëtare. Në këtë kohë të pasigurisë së shtuar politike, diskutimi politik i respektueshëm dhe konstruktiv është thelbësor për të gjetur një rrugë përpara”, shkroi ai në Facebook.

Kosova nuk ka arritur ta zgjedhë pasuesin e Osmanit, e cila edhe vetë ka shprehur synimet për një mandat të dytë, dhe çështja është dërguar në gjykatën më të lartë të vendit për shkak të krizës procedurale dhe interpretimeve të ndryshme kushtetuese.

Të hënën, Gjykata Kushtetuese e pezulloi përkohësisht, deri më 31 mars, një dekret të presidentes Osmani, përmes të cilit ajo e kishte shpërndarë Kuvendin e Kosovës më 6 mars.

Kushtetuesja tha se vendimi ia ndalon çdo veprim Osmanit në lidhje me dekretin e 6 marsit, si dhe ia ndalon çdo veprim Kuvendit të Kosovës derisa masa e përkohshme është në fuqi.

Kjo nënkupton se Osmani nuk mund të shpallë zgjedhje të reja dhe Kuvendi nuk mund ta vazhdojë seancën për zgjedhjen e presidentit gjatë kësaj kohe.

Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit për shpërndarjen e Kuvendit u dorëzua nga kryeministri i Albin Kurti në emër të Qeverisë.

Kuvendi u përpoq më 5 mars ta zgjedhë presidentin e ri, pasi partia në pushtet i paraqiti dy kandidatë për president, Glauk Konjufcën dhe Fatmire Kollçaku-Mullhaxhën, por vetëm pasi kishin dështuar bisedimet paraprake me partitë opozitare për një emër që do ta gëzonte mbështetjen e nevojshme.

Presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që seanca të mundë të mbahet.

Seanca u ndërprerë në mungesë kuorumi, pasi u braktis nga partitë opozitare.

Për partitë opozitare, dy figurat e prezantuara nga partia në pushtet kanë qenë të papranueshme dhe ato kanë ngulur këmbë në marrëveshje politike ose një emër të pajtueshëm.

Osmani nuk u paraqit si kandidate nga asnjë parti, edhe pse Lëvizja Vetëvendosje pretendoi se ia kishte ofruar mundësinë.

Për partinë në pushtet, ajo nuk i ka pasur votat e nevojshme, ndërsa për partitë e tjera ajo nuk e ka personifikuar unitetin e nevojshëm që i duhet figurës së presidentit./rel

The post Ambasadori britanik në Prishtinë takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje appeared first on Albeu.com.

Ambasadori britanik në Kosovë thirrje KQZ-së: Respektoni ligjin, jo interesat politike!
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të respektojë procedurat ligjore në rastin e certifikimit të Listës Serbe.

“I bëj thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës që të sigurojë se procesi zgjedhor të kryhet me integritet dhe bazuar në procedura të drejta ligjore, e jo mbi interesa politike”, shkroi Hargreaves.

Më 23 dhjetor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e certifikoi Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve në Kosovë – për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Përfaqësues të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), dalën kundër certifikimit të kësaj partie – e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – duke përmendur që kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës, dhe atij nuk i referohet me emrin zyrtar, por si “Kosova dhe Metohia”.

Në reagimin e tij, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Hargreaves, kërkoi nga KQZ-ja dhe anëtarët e saj që të jenë gjithëpërfshirës dhe transparent.

“Presim që KQZ-ja dhe të gjithë anëtarët e saj të vlerësojnë certifikimin e Listës Serbe sipas një zbatimi gjithëpërfshirës, transparent dhe të qëndrueshëm të rregulloreve përkatëse”, tha Hargreaves.

Lista Serbe e ka konsideruar vendimin si të kundërligjshëm. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka pretenduar të hënën se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po tenton “të eliminojë kundërshtarin e vetëm” në Kosovë, Listën Serbe.

Më vonë, Vuçiç ka thënë se ka biseduar edhe me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për ato që i ka konsideruar shkelje të ligjit ndërkombëtar nga ana e Prishtinës, duke ia pamundësuar Listës Serbe pjesëmarrjen në zgjedhje./ REL

The post Ambasadori britanik në Kosovë thirrje KQZ-së: Respektoni ligjin, jo interesat politike! appeared first on Albeu.com.

Ambasadori Alastair King-Smith pas takimit me Celibashin: Miratoni Reformën Zgjedhore para zgjedhjeve të përgjithshme
Ambasadori britanik, Alastair King-Smith, pas takimit të zhvilluar me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi, ka bërë thirrje që të përshpejtohet miratimi i Reformës Zgjedhore, me përfshirjen e të gjitha palëve politike.

Ambasadori bëri thirrje për të miratuar Reformën Zgjedhore përpara zgjedhjeve parlamentare, përfshirë  rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Ambasadori britanik, Alastair King-Smith u takua sot me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi për të konfirmuar mbështetjen e Mbretërisë  së  Bashkuar për Komisionin. Ambasadori bëri thirrje për të miratuar Reformën Zgjedhore përpara zgjedhjeve parlamentare, përfshirë  rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Të  gjitha perspektivat politike duhet të  përfshihen në debatin mbi Reformën Zgjedhore”.

“Mikprita sot në KQZ Shqiperi, Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë Alastair King-Smith me të cilin biseduam mbi reformën zgjedhore dhe çështjet që duhet të adresohen sipas vlerësimit të KQZ si votimi nga jashtë, financimi i partive dhe fushatave zgjedhore, financimi i palëve të treta, fushata në median online dhe rrjetet sociale, krimet zgjedhore, depolitizimi dhe trajnimi i administratës zgjedhore. Falenderova Ambasadorin King-Smith për mbështetjen e vazhdueshme ndaj KQZ dhe vijimin e projekteve të përbashkëta të bashkëpunimit”, tha nga ana tjetër Celibashi.

The post Ambasadori Alastair King-Smith pas takimit me Celibashin: Miratoni Reformën Zgjedhore para zgjedhjeve të përgjithshme appeared first on Albeu.com.

“Serbët duhet ta pranojnë”, ambasadori britanik në Beograd: Kosova është shtëpia e 1.7 milionë shqiptarëve
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Edward Ferguson, thotë se situata në Ballakan është e brishtë dhe shton se të gjithë kanë shpresuar për një progres pozitiv në procesin e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por në vend të kësaj janë parë vetëm tensione.

Ferguson theksoi se në Britaninë e Madhe po i përcjellin me vëmendje ngjarjet në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe shtoi se Serbia ka një përgjegjësi të veçantë për të punuar për paqen dhe sigurinë, sepse si ekonomia më e madhe në rajon, ajo ka më shumë për të humbur në rast të destabilitetit dhe konfliktit.

“Është një situatë shumë frustruese. Vetëm disa muaj më parë, në mars, presidenti Vuçiq dhe kryeministri Kurti arritën një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Ne e mbështetëm plotësisht procesin e negociatave nën kujdesin e BE-së dhe SHBA-së. Të gjithë kemi shpresuar që deri më tani të shohim disa hapa konkretë, pozitivë përpara që do të ndihmonin në uljen e tensioneve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, në vend të kësaj, ne kemi parë tensione në rritje, të cilat kanë çuar në lëndime serioze të pjesëtarëve të njësive të KFOR-it, të cilët të gjithë pajtohen se po veprojnë me drejtësi dhe mënyrë të drejtë. Kjo është krejtësisht e papranueshme. Ata që janë përgjegjës për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi, dhe qeveritë në Beograd dhe Prishtinë duhet të punojnë më shumë për të qetësuar situatën”, tha Ferguson për Kurir.

Ambasadori britanik shtoi se nuk ka zgjidhje të lehtë për çështjen e Kosovës, shkruan Express.

“Natyrisht, nuk ka përgjigje të lehtë, por në fund do të kërkojë zgjedhje të vështira dhe gatishmëri për kompromis. Si negociator, mendoj se është e rëndësishme të viheni në pozicionin e palës tjetër. Për popullin e Kosovës, kjo do të thotë të pranoni se Serbia ka shqetësime legjitime për sigurinë e komuniteteve serbë në veri të Kosovës dhe për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore serbe. Për popullin e Serbisë kjo do të thotë të pranojë se Kosova është shtëpia e 1.7 milionë shqiptarëve që nuk duan të jenë pjesë e Serbisë. Me mirëkuptim vjen besimi dhe me besim mund të arrihet një kompromis”, thotë Ferguson.

Lidhur me deklaratat e deputetes britanike dhe kryetares së Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik, Alicia Cairns, se Kisha Ortodokse Serbe është përfshirë në kontrabandimin e armëve nga Serbia në Kosovë, Feguson tha se të gjithë kanë të drejtë të shprehin pikëpamjet e tyre personale, duke shtuar se pikëpamjet e Cairns nuk përfaqësojnë pikëpamjet zyrtare të qeverisë britanike.

“KFOR-i ka konfirmuar se ata nuk kanë dëshmi se Kisha Ortodokse Serbe është e përfshirë në kontrabandën e armëve nga Serbia në Kosovë, e as ne nuk kemi”, përfundoi Ferguson.

The post “Serbët duhet ta pranojnë”, ambasadori britanik në Beograd: Kosova është shtëpia e 1.7 milionë shqiptarëve appeared first on Albeu.com.

Kurti takoi ambasadorin britanik: Vendosja e ligjit në veri është e domosdoshme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vendosja e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat veriore është e domosdoshme për largimin e elementeve kriminale por edhe për mbajtje të zgjedhjeve.

Për këtë ai ka biseduar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

“Së bashku diskutuan për zhvillimet aktuale, me theks situatën e fundit në veri të vendit, rëndësinë për deeskalim të plotë dhe rrugën përpara. Në lidhje me këtë, kryeministri Kurti, theksoi se sundimi i ligjit duhet të jetë parimi bazë për të ecur përpara. Vendosja e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat në veri të Kosovës është e domosdoshme si për largimin e elementeve kriminale, ashtu edhe për një fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të lira e demokratike në të ardhmen”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, serbët po protestojnë duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale, si dhe praninë e Policisë së Kosovës.

Si pasojë e veprimeve të protestuesve kanë mbetur të lënduar disa policë dhe pjesëtarë të KFOR-it. Gjithashtu, janë djegur dhe dëmtuar vetura të Policisë së Kosovës dhe të mediave.

Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë.

Ky veprim i institucioneve të Kosovës është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian derisa kanë kërkuar shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri.

Javën që shkoi, u bë e ditur kërkesa e ndërkombëtarëve për  zgjedhje të reja në katër komunat veriore të Kosovës.

/KosovaPress/

The post Kurti takoi ambasadorin britanik: Vendosja e ligjit në veri është e domosdoshme appeared first on Albeu.com.

Kurorëzimi i Mbretit Charles III, ceremonia u ndoq edhe në Tiranë, ambasadori britanik: Tregon fuqinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Anglisë
Charles III u kurorëzua ditën e sotme Mbret në një ceremoni plot muzikë dhe simbolikë brenda Westminster Abbey Mbreti Charles, i veshur me rrobën prej kadifeje të kuqërremtë të gjyshit të tij, u betua, u vajos me vaj të shenjtë, përpara se të vendosej mbi kokën e tij kurora e Shën Eduardit.

Rreth 2,200 njerëz, duke përfshirë familjen mbretërore, të famshëm, liderë fetarë dhe krerët e shtetit, ishin brenda Abbey për të dëshmuar ngjarjen.

Kurorëzimi i Mbretit u ndoq përmes një ceremonie të veçantë edhe në Tiranë, organizuar nga ambasada britanike.

Ambasadori Alastair King-Smith, vlerësoi figurën e mbretit Charles III si edhe rolin e Monarkisë në Mbretërinë e Bashkuar.

King Smith: Monarkia Britanike ka të bëjë me vazhdimësinë dhe stabilitetin. Është një konstante e rrallë në jetën tonë në momentet e ndryshimeve të tilla të mëdha. Kurorëzimi e mishëron këtë. Për 1000 vitet e fundit, monarkët britanikë janë kurorëzuar në Ëestminster Abbey. Ajo u ndërtua nga Mbreti Eduard I dhe pasardhësi i tij Uilliam Pushtuesi ishte monarku i parë që u kurorëzua atje në vitin 1066. Mbreti Charles do të jetë i dyzeti. Mbreti është një figurë jetike jo vetëm për Britaninë, por edhe për vendet e tjera për të cilat ai është kreu i shtetit. Kjo përfshin 14 vende në Commonëealth, 14 Territore Jashtë Britanisë dhe mbi 150 milionë njerëz në të gjithë globin. Si një monark kushtetues që vepron si kryetar shteti në krye të një sistemi demokratik, Mbreti shihet si një figurë që ngrihet mbi politikën partiake dhe na bashkon si brenda kombit tonë ashtu edhe në shumë vende. Mbreti është gjithashtu kreu i Commonëealth, një grup prej 54 kombesh demokratike nga të gjitha kontinentet. Kjo është arsyeja pse qindra miliona njerëz do të ndjekin sot kurorëzimin. Monarku mban tradicionalisht titullin “Mbrojtësi i Besimit”, duke pasqyruar rolin e tij si Kryetar i Kishës Anglikane. Por Mbreti Charles gjithmonë ka theksuar se e sheh veten si një mbrojtës të të gjitha besimeve.

Përfaqësues nga besimet islam, hebreje, sikhë, hindu dhe të tjerë jo të krishterë vmorën pjesë në ceremoni për herë të parë, një tregues i shoqërisë multikulturore të Britanisë. Miliona britanikë që ishin të pranishëm u ftuan të merrnin pjesë dhe të betoheshin për besnikëri ndaj Mbretit.

King Smith tha se është e rëndësishme të reflektohet mbi  personin që po bëhet monark. Ai shtoi se Charles III njihet që ka një sërë pasionesh dhe interesash që kanë fituar mbështetje dhe admirim nga e gjithë bota.

King Smith: Charles u bë Princi i Uellsit dhe Trashëgimtar në moshën 4-vjeçare. Si Princi i Uellsit, ai ka qenë një avokat i flaktë për kauzat mjedisore për dekada, duke përfshirë periudhat kur pikëpamjet e tij ishin më pak  popullore sesa sot. Ai ka ofruar udhëheqje të vërtetë në gjenerimin e të menduarit inovativ që ka frymëzuar shumë të tjerë. Mbreti Charles ka ofruar mbështetje si mbrojtës për mbi 800 organizata bamirëse dhe filantropike. Organizata bamirëse që ai themeloi personalisht në vitin 1976 – The Prince’s Trust – u ka dhënë mundësi mbi një milion të rinjve të pafavorizuar. Mbreti ishte trashëgimtar i fronit për pesëdhjetë vjet dhe gjatë gjithë asaj kohe ka qenë gjithmonë një kampion i këtyre kauzave të denja, veçanërisht për të rinjtë. Me një jetë të tërë për t’u përgatitur, ai tashmë po provon të jetë një Mbret i shkëlqyer.

Ai nuk harroi të vlerësonte dhe bashkëshorten e Mbretit Charles, Camilën. Ambasadori britanik tha se njësoj si Mbreti edhe Mbertëresha Camila është një kampione e madhe e kauzave bamirëse.

King Smith: Ashtu si bashkëshorti i saj, mbretëresha Camilla është gjithashtu një kampione e madhe e kauzave bamirëse. Pas martesës së saj me Mbretin në vitin 2005, Mbretëresha është bërë Mbrojtës ose Presidente e mbi 100 organizatave bamirëse dhe kauzash të ndryshme.

Presidenti i vendit Bajram Begaj ishte i pranishëm në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit. Për ambasadorin, kjo tregon fuqinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

King Smith: Jam i nderuar që Shkëlqesia e Tij Presidenti Begaj do të marrë pjesë sot në Kurorëzimin në emër të Shqipërisë, përkrah liderëve të tjerë botërorë. Kjo tregon fuqinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Siç e dini nga mënyra se si kam folur që kur kam ardhur, ne jemi të vendosur të vazhdojmë të thellojmë dhe zgjerojmë marrëdhëniet tona me Shqipërinë./Albeu.com/

The post Kurorëzimi i Mbretit Charles III, ceremonia u ndoq edhe në Tiranë, ambasadori britanik: Tregon fuqinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Anglisë appeared first on Albeu.com.

“Qytetarët duhet të kenë drejtësi”, ambasadori britanik: Task Forca e përbashkët do të frenojë emirgimin me gomone
Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith u ndal sërish te largimi masiv i shqiptarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar me gomone.

Ai tha se qytetarët duan drejtësi, ndërsa kriminelët dhe të korruptuarit duhet të mbajnë përgjegjësi.

Diplomati britanik tha se ngritja e task-forcës së përbashkët mes dy vendeve do të sjellë një frenim tëkëtij fenomeni.

Mesazhi i plotë:

Jam shumë i kënaqur t’ju mirëpres në “Simpoziumin Ndërkombëtar të Tiranës për Parandalimin e Krimit” të parë të organizuar nga partnerët e projekteve tona kryesore që ofrojnë perspektiva dhe alternativa të reja për të rinjtë. Është kënaqësi të bashkohem me ju në një mbledhje të tillë mbi këto tema kritike dhe të bashkojmë partnerë nga organizata të ndryshme dhe vende, për të ndarë përvojën tonë. Që kur mbërrita në Shqipëri më shumë se një vit e gjysmë më parë, kam theksuar se si kemi planifikuar të zgjerojmë dhe thellojmë marrëdhëniet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë. E dija se duhej të kundërbalanconim atë që bëjmë për çështje të vështira si migrimi i paligjshëm dhe krimi i organizuar me më shumë fokus në zhvillimin ekonomik dhe social. Ky ribalancim tashmë po lulëzon, siç pasqyrohet në Komunikatën e Përbashkët të nënshkruar nga kryeministrat e Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe në dhjetor.

Ne po përparojmë së bashku në një sërë iniciativash: krijimin e një Task Force të Përbashkët për Migracionin që do të na ndihmojë të zvogëlojmë përfshirjen e shqiptarëve në kalimet me gomone, por edhe të shtetasve të vendeve të treta që migrojnë përmes Shqipërisë. Po ashtu po përpiqemi të investojnë në demokratizim dhe llogaridhënie përmes shoqërisë civile dhe medias; bashkëpunim më i mirë i zbatimit të ligjit në mënyrë që qytetarët të marrin drejtësi dhe kriminelët dhe të korruptuarit të mbajnë përgjegjësi; investime në biznes, infrastrukturë dhe iniciativa që do të mbështesin zhvillimin ekonomik të të gjithë vendit; dhe partneritete dhe bursa universitare për të rritur aftësitë dhe potencialin e ardhshëm të Shqipërisë.

Por ajo që më keni treguar përmes përpjekjeve tuaja është se si këto aspekte janë të lidhura pazgjidhshmërisht. Ne do të jemi të suksesshëm në gjërat e vështira, si migrimi dhe krimi i organizuar, vetëm nëse rritim edhe gjërat pozitive, veçanërisht për të rinjtë. Eksplorimi i mënyrave për të devijuar të rinjtë nga kriminaliteti dhe migrimi i parregullt janë dy nga prioritetet tona kryesore. Ne duhet të fokusohemi shumë më tepër tek ata që kërkojnë të shfrytëzojnë të rinjtë, trafikantët dhe grupet e krimit të organizuar. Ato përfaqësojnë rrezik real për të rinjtë dhe i ekspozojnë ata ndaj rreziqeve të panevojshme dhe një cikli të pafund krimi të rëndë dhe të organizuar.

Pra, si ta kthejmë këtë? Një nga gjërat më të vështira për të bërë është të injektoni shpresë. Kështu që unë do të kërkoja të shqyrtojmë plotësisht sot se cilat janë mënyrat se si mund të injektojmë shpresë. Një pjesë e përgjigjes do të jetë ndryshimi i gamës së opsioneve të disponueshme për të rinjtë. Angazhimi i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Shqipërinë reflektohet në mbështetjen e dy prej projekteve tona më të mëdha dhe më ambicioze që synojnë parandalimin e krimit dhe migracionit dhe gjithashtu nxitjen e përfshirjes sociale dhe zhvillimit ekonomik. Këto janë projektet tona Rilidhja e të rinjve dhe shoqërisë shqiptare ‘RAYS’ drejtuar nga Palladium dhe ‘Perspektiva të reja për rajonin e Kukësit’, drejtuar nga SëissContact. Jam i kënaqur sot t’ju bëj të ditur se ne do t’i zgjerojmë përpjekjet e tilla gjatë dy viteve të ardhshme me një rritje të sasisë së fondeve të disponueshme në Mbretërinë e Bashkuar dhe duke u shtrirë në zona të tjera burimore të migrimit të parregullt si Dibra dhe gjetkë. Kështu që ne do të vazhdojmë të kemi një fokus të veçantë në veriun e Shqipërisë, por jo vetëm atje. Ne e dimë se dinamika po ndryshon dhe po shndërrohet.

RAYS ka bërë një punë të mahnitshme duke punuar me komunitetet lokale për të promovuar kohezionin social dhe përfshirjen në përgjithësi, duke inkurajuar angazhimin qytetar në vendimmarrje dhe duke krijuar zgjidhje më të qëndrueshme për të larguar të rinjtë nga kriminaliteti dhe rreziqet e migrimit të parregullt.

Dua gjithashtu të theksoj, siç bëj shpesh, se ne do të vazhdojmë të theksojmë se si Shqipëria është një partner i besueshëm dhe aleat i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar në skenën ndërkombëtare. Ne gjithashtu vlerësojmë shumë kontributin e komunitetit legjitim shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar- padyshim që mund të bëjmë më shumë për të shfrytëzuar potencialin e këtyre lidhjeve në rritje të diasporës dhe interesi i turistëve dhe biznesit britanik për Shqipërinë.

Vitin e kaluar ne festuam 100-vjetorin e marrëdhënieve tona dypalëshe. Sot, ne shikojmë nga e ardhmja. Jam i bindur se ajo që po bëni përmes marrëdhënieve që po ndërtoni mes njerëzve, komuniteteve dhe të gjithë neve këtu do të jetë një gur themeli për suksesin tonë të ardhshëm. Ky simpozium është në kohën e duhur për të ndikuar në të gjitha përpjekjet tona gjatë vitit të ardhshëm financiar nga prilli, ndërsa ne riformulojmë se si të kemi ndikim. Ajo që na nevojitet për ju është me të vërtetë tregues se çfarë funksionon më mirë, në çfarë duhet të investojmë të gjithë më shumë dhe çfarë ndoshta është më pak e rëndësishme.

Ne po kërkojmë të kapim dhe shpërndajmë praktikën më të mirë që po identifikoni si për përdorim në të ardhmen në Shqipëri, por edhe më gjerë. Dhe unë kam një sfidë për ju: ju lutemi identifikoni një person ose organizatë me të cilën mund të bashkëpunoni dhe bini dakord për një mënyrë të re të punës për të ardhmen.

The post “Qytetarët duhet të kenë drejtësi”, ambasadori britanik: Task Forca e përbashkët do të frenojë emirgimin me gomone appeared first on Albeu.com.

Shpallja “non grata” e Berishës, ambasadori britanik paralajmëron emra të tjerë
Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith, ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin në Shënjestër në News 24, ku u pyet dhe në lidhje me shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.

King-smith, zgjodhi të mos komentonte rastin në fjalë por theksoi se kjo është një politikë e ndërmarrë nga Mbretëria e Bashkuar për t’i dhënë fund mos-ndëshkimit të korrupsionit.

Ai shtoi se Mbretëria e Bashkuar do të vijojë të ndërmarrrë hapa në mënyrë që mosndëshkimi i politikanëve të marrë fund.

“Siç njoftova, ne do të vazhdojmë të marrim masa për t’i dhënë fund mosndëshkimit për ata që janë të përfshirë në krim dhe korrupsion. Veprime që i ndërmorëm në korrik. Ne nuk bëjmë të ditur emra nuk i diskutojmë ato. Këto janë çështje që janë objekt i procedurave ligjore dhe nuk i publikojmë kurrë globalisht. As unë dhë askush tjetër nuk ka komentuar mbi ata individë.

Ky nuk është fundi dhe ne do të vijojmë të marrrim hapa. Tani duam të shohim që mos ndëshkimi të marrë fund këtu ndaj do të vahdojmë të forcojmë institucionet e këtu, por do të marrrim masa kur bëhet fjalë për cënimin e intersave kombëtare të qyetatrëve britanikë”, tha King-Smith.

The post Shpallja “non grata” e Berishës, ambasadori britanik paralajmëron emra të tjerë appeared first on Albeu.com.

Shqiptarët me gomone në Angli, ambasadori britanik takim me Gledis Nanon, çfarë u diskutua
Ambasadori Britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith ka takuar sot Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano për të diskutuar mbi reagimin sa më të shpejt kundër personave që bëjnë të mundur transportimin e të rinjve shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar, me gomone.

Në një postim në Facebook, Ambasada Britanike e bën të qartë se emigrantët e paligjshëm nuk mund të sigurojnë punë të ligjshme dhe se së shpejti do të kthehen në Shqipëri dhe nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë kurrë më në Mbretërinë e Bashkuar.

Postimi i Ambasadës Britanike:

Ambasadori Alastair King-Smith u takua sot me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Shqiptare Z. Gledis Nano. Ata ranë dakord për të vepruar sa më shpejt në përgjigje të kriminelëve që po shfrytëzojnë të rinjtë shqiptarë që po udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar në mënyrë të paligjshme.

“Shprehëm vendosmërinë e përbashkët për të ndaluar fluksin e emigrantëve të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Evropës.

Diskutuam realitetin që i pret të gjithë ata që mbërrijnë në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar. Emigrantët e paligjshëm nuk mund të sigurojnë punë të ligjshme. Së shpejti do të kthehen në Shqipëri dhe nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë kurrë më në Mbretërinë e Bashkuar.

Të gjithë ata persona dhe familjarët e tyre që mund të jenë të tunduar të udhëtojnë drejt Britanisë nuk duhet të bien pre e propagandës së krimit”, tha Ambasadori Alastair King-Smith.

The post Shqiptarët me gomone në Angli, ambasadori britanik takim me Gledis Nanon, çfarë u diskutua appeared first on Albeu.com.

A do të bëhen publike emrat e shpallur “non grata”? Flet Ambasadori britanik
Një ditë më parë u bë i ditur fakti se edhe Britania e Madhe kishte një liste me emrat e politikanëve dhe boznesmenëve shqiptarë ‘Non grata’.

Lidhjet e politikës me krimin janë një shqetësim për rajonin e Ballkanit, për këtë arsye Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të ndërmarrë një regjim të ri sanksionesh për çdo individ nga ky rajon që ka përfituar financiarisht nga këto lidhje, e që mund t’i investojë në territorin e saj. Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith, në një intervistë për Tv Klan sqaron se ky është vetëm hapi i parë i një serie që do të ndërmerret për të ndëshkuar korrupsionin dhe krimin.

“Ju të gjithë keni parë se ne kemi ndërmarrë masa dhe sanksione kundrejt Rusisë në një fushë të gjerë problemesh që lidhen globalisht me respektimin e të drejtave të njeriut dhe korrupsionin. Por kjo është specifike për Ballkanin Perëndimor, është për të gjithë rajonin, pasi ka probleme në lidhjet mes krimit dhe politikës. Ne duhet t’i thyejmë këto lidhje. Ajo çfarë ne do të bëjmë është që të përdorim këtë paketë masash. Ky është vetëm hapi i parë i disa veprimeve që do të ndërmerren. Ne kemi mjete të ndryshme, si për shembull sanksionet kundër korrupsionit, sanksionet financiare dhe ndalimin e emigrimit”.

Ambasadori King-Smith e pohon ndërmarrjen e sanksioneve këtë javë për disa shqiptarë.

“Këtë javë kemi ndërmarrë gjithashtu disa veprime lidhur me çështjen e emigrimit për disa persona shqiptarë të cilët kanë lidhje me botën e krimit dhe korrupsionit”.

Por ndryshe nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili i bën publik emrat e personave për të cilët ndërmerr sanksione, duke i shpallur non grata, Mbreteria e Bashkuar ka vendosur të mos e bëjë këtë.

“Mbretëria e Bashkuar nuk do t’i publikojë emrat e personave, ose detajet mbi këto veprime që do të ndërmarrim për arsye ligjore”.

Intervista e plotë e ambasadorit të Britanisë së Madhe:

Pyetje: Z.ambasador, faleminderit që pranuat të bëjmë këtë intervistë së bashku. I dërguari me punë i Kryeministrit britanik, z.Sir Peach, ka deklaruar se Britania do të nisë të praktikojë një regjim të ri sanksionesh për subjektet e përfshira në korrupsion dhe në krim. E para, për publikun shqiptar, çfarë do të thotë kjo? A po importon Britania e Madhe një model të ngjashëm me atë amerikan të njohur si ‘non grata’?

Ambasadori britanik Alastair King-Smith: Elja, është një kënaqësi e madhe të jem këtu me ty në Klan. Siç ju e dini që Mbretëria e Bashkuar po përforcon marrëdhëniet e saj dhe bashkëpunimin me Shqipërinë. Ne do të vijojmë në këtë rrugë në të gjitha fushat këtu fuqizimin e demokracisë, llogaridhënien por gjithashtu edhe me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këtë javë kemi ndërmarrë vetëm hapat e parë të një sërë veprimesh të cilat synojnë llogaridhënien dhe ndëshkimin sepse është shumë e rëndësishme që ta bëjmë diçka të tillë. Këtë javë kemi ndërmarrë gjithashtu disa veprime lidhur me çështjen e emigrimit për disa persona shqiptarë të cilët kanë lidhje me botën e krimit dhe korrupsionit. Ju më pyetët nëse do të jetë procedurë e njëjtë si e Shteteve të Bashkuara. Këto vendime merren në mënyrë të pavarur në interes të Mbretërisë së Bashkuar dhe në të mirë të popullit britanik. Por patjetër ne diskutojmë këto lloj problemesh në një rreth të ngushtë me partnerët tanë, përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pyetje: Kjo është një iniciativë që ndërmerret për gjithë rajonin apo vetëm për Shqipërinë? Dhe për Shqipërinë specifikisht, çfarë indicesh ka?

Ambasadori britanik Alastair King-Smith: Fillimisht kjo është pjesë e një qasje globale. Ju të gjithë keni parë se ne kemi ndërmarrë masa dhe sanksione kundrejt Rusisë në një fushë të gjerë problemesh që lidhen globalisht me respektimin e të drejtave të njeriut dhe korrupsionin. Por kjo është specifike për Ballkanin Perëndimor, është për të gjithë rajonin pasi ka probleme në lidhjet mes krimit dhe politikës. Ne duhet t’i thyejmë këto lidhje. Ajo çfarë ne do të bëjmë është që të përdorim këtë paketë masash. Ky është vetëm hapi i parë i disa veprimeve që do të ndërmerren. Ne kemi mjete të ndryshme, si për shembull sanksionet kundër korrupsionit, sanksionet financiare dhe ndalimin e emigrimit. Ky është vetëm hapi i parë që po ndërmarrim, ju do të shihni veprime të tjera me kohën.

Pyetje: Ka një listë Britania e Madhe me emrat e shqiptarëve të përfshirë në krim dhe korrupsion që mund të përfshihen në këto sanksione?

Ambasadori britanik Alastair King-Smith: Mbretëria e Bashkuar nuk do t’i publikojë emrat e personave ose detajet mbi këto veprime që do të ndërmarrim për arsye ligjore.

Pyetje: Ju e përmendët që këtë javë keni ndërmarrë disa veprime. Edhe ne si gazetar jemi kureshtarë të dimë, emrat janë shumë të rëndësishëm për ne. Sigurisht që nuk do ta marr këtë përgjigje, por mund të na thoni nëse ka politikanë të përfshirë në këto veprime që ju keni ndërmarrë këtë javë apo që mund të ndërmerrni në javët në vijim?

Ambasadori britanik Alastair King-Smith: Patjetër që e kuptoj interesin e madh mbi këtë çështje, por Mbretëria e Bashkuar nuk i bën publik emrat për arsye të drejta ligjore. Dua të sqaroj opinionin publik se ne nuk targetojmë ndonjë parti apo forcë politike ose grupe të tjera. Kjo është një qasje e balancuar dhe ka të bëjë me publikimin e informacionit për individët që kanë lidhje me krimin apo korrupsionin. Udhëzimet janë të qarta dhe merren në baza individuale edhe nëse personi ka ndikim pozitiv publik në Mbretërinë e Bashkuar.

Pyetje: Dua të ndalem edhe pak tek zhvillimet politike në Shqipëri. Besoj dhe ju i ndiqni dhe jeni i interesuar të jepni opinionin tuaj. Nisma më e fundit e qeverisë, ajo për amnistinë fiskale ka patur jo pak debate, ka ngjallur jo pak debate, jo vetëm brenda vendit por edhe mes përfaqësisë tuaj diplomatike apo përfaqësive të tjera diplomatike në vendin tonë. Ju si e shikoni, a duhet të ketë një amnisti penale dhe fiskale?

Ambasadori britanik Alastair King-Smith: Faleminderit për pyetjen. Kjo është një çështje që kërkon trajtim të kujdesshëm. Ne kemi pasur diskutime të shumta me qeverinë shqiptare dhe i kemi dëgjuar me shumë kujdes, përfshirë Kryeministrin dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë. Gjithashtu dhe politikanë të ndryshëm dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Ka një sërë shqetësimesh dhe mendoj se Mbretëria e Bashkuar ndan këto shqteësime me partnerët e saj ndërkombëtarë, si Bashkimi Europian. Ne jemi të shqetësuar veçanërisht për mënyrën se si masa të tilla mund të shfrytëzohen nga kriminelët apo grupet kriminale për qëllime të ndryshme.

Pyetje: Keni disa rezerva por nuk është se jeni pozicionuar kundër kësaj nisme?

Ambasadori britanik Alastair King-Smith: Nuk është mbi bazën e principeve të amnistisë fiskale sepse në një mënyrë apo në një tjetër mund të ketë një ndikim pozitiv, por nga ana negative është se a mund të bëhet diçka e tillë duke shmangur kriminalitetin dhe problemet që masa të tilla sjellin. Këto janë problemet që kemi në diskutimet e tanishme dhe do të vijojmë bisedimet mbi këtë çështje për t’u siguruar se nuk do të ketë impakt negativ as për Shqipërinë dhe as për Mbretërinë e Bashkuar gjithashtu.

Pyetje: Nëse shikohen me kujdes të gjitha këto detaje, Shqipëria mund ta bëjë apo jo, nëse është një kujdes i veçantë për të mos lejuar që njerëz të inkriminuar të mund të formalizojnë paratë e tyre të krimit?

Ambasadori britanik Alastair King-Smith: Ne jemi me të vërtetë të shqetësuar për momentin, se propozimi aktual nuk do të shmangë problemet që fola pak më parë dhe situata mund të shfrytëzohet.

Pyetje: Një koment të fundit. Vetëm dy ditë më parë, Shqipëria çeli zyrtarisht negociatat e anëtarësimit. Po pyes përfaqësuesin e një vendi që ishte pjesë e këtij unioni edhe si duket ishte mjaftueshëm dhe vendosën që të dalin nga kjo, por ne kemi entuziazëm shumë të madh për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Ju si e shikoni këtë entuziazëm të Shqipërisë duke qenë jashtë tashmë?

Ambasadori britanik Alastair King-Smith: Do doja t’ju uroja ju dhe popullin shqiptar në këtë hap kaq të rëndësishëm në hapjen e negociatave për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Ne kemi qenë një vend mbështetës ndaj Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në BE mesa mbaj mend, dhe ne vijojmë të japim mbështetjen që atëherë. Ne dëshirojmë ende të mbështesim popullin shqiptar dhe vendet e rajonit në atë dëshirë për të lëvizur në trajektoren euroatlantike. Dëshirojmë t’ju shohim që ju të përqafoni vlerat evropiane duke qenë anëtar të BE-së. Shtetet e Ballkanit Perëndimor do t’i shërbejnë më mirë qytetarëve të tyre. Kjo është arsyeja përse mbështesim aspiratat tuaja.

Ambasadori britanik Alastair King-Smith: Shumë faleminderit juve!/Tvklan

The post A do të bëhen publike emrat e shpallur “non grata”? Flet Ambasadori britanik appeared first on Albeu.com.