Italia ka vendosur të mos ndryshojë rregullat e udhëtimit, për udhëtarët që hyjnë nga Shqipëria.
Të gjithë shqiptarët që duan të fluturojnë nga Shqipëria Italisë, të paktën deri më 31 mars duhet të vijojnë me rregullat e mëparshme.
Lajmi është dhënë nga ambasada italiane në Tiranë përmes një postimi në rrjete sociale.
NJOFTIMI I AMBASADËS:
Informojmë se në përputhje me Urdhrin e Ministrit italian të Shëndetësisë të datës 22 tetor 2021, kushtet e hyrjes së të huajve në Itali kanë ndryshuar. Duke filluar nga data 26 tetor 2021 deri më 31 mars 2022, shtetasit shtetasit shqiptarë të cilët udhëtojnë nga Shqipëria në Itali, u mundësohet hyrja nëse gëzojnë statusin e rezidencës.
Qytetarët shqiptarë që nuk janë rezident në Itali, mund të udhëtojnë drejt territorit italian vetëm për:
– nevoja pune;
– rrethana urgjence;
– motive shëndetësore;
– motive studimi;
– kthim në venbanim, banesë apo rezidencë të vetën, ose të personave, edhe jo bashkëjetues, me të cilët ka një marrëdhënie afektive të provuar e të qëndrueshme.
Udhëtari duhet të zbatojë:
Detyrimin e kryerjes dhe pajisjes gjatë udhëtimit me një test (tampon) molekular ose antigjenik negativ për Covid-19, i cili duhet kryer brenda 72 orëve para hyrjes në Itali;
Detyrimin e vetëkarantinimit 10 ditor sapo të ketë hyrë në Itali;
Detyrimin e kryerjes së një tamponi tjetër në përfundim të periudhës 10 ditore;
Detyrimin të plotësojnë një formular specifik të lokalizimit në format dixhital, përpara se të hyjnë në territorin italian (https://www.euplf.eu/it/eudplf-it/index.html)/albeu.com/