Ambasada e Gjermanisë ka dalë me informacion të ri për shtetasit e Maqedonisë së Veriut që kanë aplikuar për vizë në Gjermani.
Njoftimi i plotë:
Informacione mbi certifikatat e gjuhës në procedurën e vizave.
Ju lutemi të keni parasysh se Ambasada Gjermane nuk pranon certifikata të falsifikuara të gjuhës në procedurën e vizave. Nëse dorëzoni një falsifikim (me, apo pa vetëdije), aplikimi Juaj jo vetëm që do të refuzohet, por do të regjistroheni edhe në “dosjen ndërinstitucionale të paralajmërimit për viza”. Përveç kësaj, ofruesi i certifikatës së gjuhës do të informohet se Ju keni paraqitur një certifikatë të falsifikuar në Ambasadë. Kjo mund të rezultojë me ndalimin e dhënies së provimeve deri në një vit.
Ju lutemi paraqituni për një provim vetëm në shkollat e licencuara të gjuhëve dhe mos lejoni të mashtroheni nga premtimet e rreme për një provim më të lehtë ose certifikata false që duken si të vërtata.
Kini kujdes: Certifikatat e falsifikuara të gjuhës kanë pasoja serioze për aplikimin Tuaj për vizë dhe për aplikimet në të ardhmen!”/albeu.com