Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Rubios: Do të ketë kufizime vizash për zyrtarët e huaj që janë bashkëpunëtorë në censurimin e amerikanëve

TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë në rrjetet sociale, mesazhin e sekretarit të shtetit në SHBA, Marco Rubios, ku njoftoi një politikë të re kufizimi vizash për zyrtarët e huaj dhe individët që janë bashkëfajtorë në censurimin e amerikanëve.

Në mesazh, Rubio shprehet se liria e fjalës është thelbësore për mënyrën amerikane të jetesës, mbi të cilën qeveritë e huaja nuk kanë asnjë autoritet.

Ai thekson se të huajt që punojnë për të minuar të drejtat e amerikanëve nuk duhet të gëzojnë privilegjin e udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rubio shprehet se qoftë në Amerikën Latine, Europë apo tjetër vend, ditët e trajtimit pasiv për ata që punojnë kundër të drejtave të amerikanëve kanë përfunduar.

Sekretari Rubio: Prej shumë kohësh, amerikanët janë gjobitur, shqetësuar dhe madje janë paditur nga autoritete të huaja për ushtrimin e të drejtës së tyre të lirisë së fjalës.

Sot, po shpall një politikë të re kufizimi vizash që do të zbatohet ndaj zyrtarëve dhe individëve të huaj që janë bashkëfajtorë në censurimin e amerikanëve.

Liria e fjalës është thelbësore për mënyrën amerikane të jetesës – një e drejtë e lindur, mbi të cilën qeveritë e huaja nuk kanë asnjë autoritet.

Të huajt që punojnë për të minuar të drejtat e amerikanëve nuk duhet të gëzojnë privilegjin e udhëtimit në vendin tonë.

Qoftë në Amerikën Latine, Europë apo gjetkë, ditët e trajtimit pasiv për ata që punojnë kundër të drejtave të amerikanëve kanë përfunduar.


Shtuar 29.05.2025 18:16

Tags: ,