Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Blinken: Njohja e pavarësisë së Donetskut dhe Luhanskut, sulm ndaj sovranitetit të Ukrainës

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka ndarë mesazhin e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken në lidhje me vendimin e presidentit rus Vladimir Putin për të shpallur pavarësinë në dy rajonet separatiste të Ukrainës, Donetskut dhe Luhanskut.

Në mesazhin e tij, Blinken shprehet se ky vendim përfaqëson një refuzim të plotë të angazhimeve të Rusisë sipas marrëveshjeve të Minskut, kundërshton drejtpërdrejt angazhimin e pretenduar të Rusisë ndaj diplomacisë dhe është një sulm i qartë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

“Ne dënojmë me forcë vendimin e Presidentit Putin për të njohur të ashtuquajturat “Republika Popullore të Donetskut dhe Luhanskut” si “të pavarura”.

Siç thamë kur Duma bëri kërkesën e saj për herë të parë: ky vendim përfaqëson një refuzim të plotë të angazhimeve të Rusisë sipas marrëveshjeve të Minskut, kundërshton drejtpërdrejt angazhimin e pretenduar të Rusisë ndaj diplomacisë dhe është një sulm i qartë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, thuhet në mesazhin e Blinken./albeu.com


Shtuar 22.02.2022 09:20