Ambasada e SHBA: Lutjet tona shkojnë për ata që janë prekur nga vatrat e zjarreve në Shqipëri

Ambasada e SHBA-ve ka reaguar pas shënimit të viktimës së parë në vend, dhe shkruan se lutjet shkojnë pë rata që janë prekur nga zjarri.

Më tej në postim Ambasada shkruan se, Forccat e Armatosura po përdorin pajisje të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara ndërsa luftojnë me zjarret në jug të vendit

Postimi i Ambasadës:

Lutjet tona shkojnë për ata që janë prekur nga vatrat e zjarreve në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe do të qëndrojnë gjithmonë krah Shqipërisë në kohë nevoje. Në këtë video, burrat dhe gratë e guximshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare përdorin pajisje të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara ndërsa luftojnë me zjarret në jug të vendit. Pajisjet për shuarjen e zjarrit janë pjesë e një dhurimi prej 360,000 dollarësh të bërë nga Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara në vitin 2019. Ato përfshinin “kova Bambi”, kostume zjarrfikësish, sëpata, lopata dhe pajisje personale mbrojtëse. “Kovat Bambi”, të përdorura në këtë video, mbajnë ujë nëpërmjet helikopterëve dhe u mundësojnë atyre të mbushin sasi të mëdha në kohë të shkurtër, në mënyrë që të shuajnë zjarrin./albeu.com  #KrahPerKrah./albeu.com


Shtuar 3.08.2021 18:26