Ambasada e SHBA: Bota kremton jetën dhe punën e jashtëzakonshme të Nënë Terezës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përkujtoi sot Ditën e Shënjtërimit të Nënë Terezës.

Ambasada amerikane theksoi se në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, bota kremton jetën dhe punën e jashtëzakonshme të Nënë Terezës (Anjezë Gonxhe Bojaxhiu), misionares dhe murgeshës së famshme shqiptare, fitueses së çmimit Nobel për Paqe, shenjtores.

Shqipëria sot kremton gjithashtu Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, thekson ambasada e SHBA.

Kjo ditë na kujton vlerën e bamirësisë, vullnetarizmit dhe dhembshurisë për tjetrin. Është kujtesë për ndikimin e pabesueshëm që ka dashuria dhe kujdesi për të tjerët, duke ndjekur shembullin e Nënë Terezës, e cila ia kushtoi jetën e saj njerëzve në nevojë, përfundon ambasada e SHBA.


Shtuar 5.09.2023 10:30