Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve në Kosovë: Raportoni parregullsitë!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë , u ka bërë thirrje qytetareve që të raportojnë çdo parregullsi dhe shkelje që shohin sot gjatë procesit zgjedhor.

Ambasada nëpërmjet një postimi në Facebook ka apeluar që raportimet të bëhen në polici, prokurori, autoritetet zgjedhore ose media.

“Nëse sheh diçka, thuaj diçka. Raportoni çdo parregullsi dhe shkelje lidhur me zgjedhjet në Policinë, Prokurorinë, autoritetet zgjedhore ose mediat e Kosovës. Zgjedhjet Komunale të Kosovës 2021”, thuhet në njoftim.


Shtuar 14.11.2021 13:57