Ambasada Amerikane në Shqipëri, ka njoftuar se njësia e Antiterrorit në Policinë e Shtetit po pajiset me dronët më të fundit të prodhimit amerikan. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ambasada shkruan se këta dronë mund të rrisin aftësinë e Policisë së Shtetit në monitorimin e situatave për të mbrojtur kufijtë.
Gjithashtu në psotim theksohet se këtë dronë mund të përdoren për të gjurmuar elementët e dhunshëm.
Të lidhura
None found
“Njësia e Antiterrorit në Policinë e Shtetit po pajiset me dronët më të fundit të prodhimit amerikan. Me teknologjinë e imazheve termike, këta dronë mund të rrisin aftësinë e Policisë së Shtetit në monitorimin e situatave ditë e natë për të mbrojtur kufijtë dhe për të gjurmuar elementët e dhunshëm”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
